Ja përsëri na doli në sipërfaqe mosnjohja e retorikës
Në vend se të bindë publikun kombëtar e ndërkombëtar se qëllimi është rehabilitimi i një ndërtese të vjetër e unike, e me rëndësi kulturore e arkitektonike, këta përdoren një gjuhë ku ndikoj, orientoj, frikësoj dhe bindi shumëkë se Ministrija e Kulturës po don me “rehabilitu njerëz me ideologji naziste”.
Të dashur lexues,
Gjuha është mjeti themelor dhe më i rëndësishëm që na shërben për të mbrojtur e shprehur mendimin dhe për t’u kuptuar, marrë vesh e ndërmjetësuar me ata me të cilët komunikojmë. Tërësia e këtyre mendimeve të shprehura përmes gjuhës përbën retorikën.
Nëse ne arrijmë ta bindim dikë se pikëpamjet tona rreth një aksh teme, vendimi apo një problemi janë të sakta e të drejta, kjo parakupton se ne, falë ndihmës së gjuhës, kemi ndikuar pak a shumë në botën e këtij personi apo të të gjithë publikut.
Si u formulua teksti për rehabilitimin e ndërtesës së vjetër? U vu theksi tek nazisti Xhafer Deva, apo tek ndërtesa?
Tok me këtë pason edhe pohimi se e vërteta nuk është absolute dhe e qëndrueshme; ajo është relative (e kushtëzuar edhe nga diçka tjetër), sidomos kur në ekuacion është dikush apo diçka tjetër që mbron mendimet tona. Pra, përmes gjuhës e fjalëve që përzgjidhen në publik pasqyrohet dhe merr formë një realitet tjetër, i pavarur nga bota fizike, por gjithnjë në varësi nga fjalët dhe gjuha që ne e përdorim.
E këtë realitet të pavarur nga bota fizike e ndërtoj sot (me apo pa qëllim) media dhe institucioni i Kosovës.
E shif për këtë marrëzi e për këtë padituri, ne si shtet e si komb, do të slumohemi nga diplomacia dhelpërake dhe e egër serbe.
Konsekuent deri në fund: A nuk po ju vjen marre që retorika e juaj e detyroj dhe e shtyri edhe Gjermaninë të reagoj për këtë diletantizmin tuaj?