Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë fushatën e saj të vaksnimit, pasi pandemia ende nuk ka marrë fund.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Kurti ka thënë se Kosova ka administruar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID.

“Sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900,000 qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues”, ka thënë ai mes tjerash.

Tutje, i pari i ekzekutivit ka përmendur edhe donacionin e vaksinave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu:  Në Greqi botohet Antologjia e tregimit ballkanik, pjesë e saj edhe pesë autorë nga Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *