Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar për më shumë se një dekadë. Studimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike,dhe për të na mbajtur “komodë’ është i kotë, dhe madje mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur.

Mjerisht,ato kohë kanë ikur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re:sa më shumë, aq më mirë. Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur.

Përgjigja:33.864 paund ose më shumë. Dhe kryesore këtu është pjesa “më shumë”. Një studim i botuar këtë vit nga Metju Kilingsuort i Universitetit të Pensilvanisë,SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi. Kjo nuk është thjesht një filozofi e tipit “lakmia është diçka e mirë”.

Lexo po ashtu:  HOROSKOPI JAVOR sipas Paolo Fox, 12-18 tetor 2020

Ajo ka të bëjë më shumë me gjendjen e botës, dhe me “pabarazinë e mirëqenies” që po përjetojmë aktualisht në pjesën më të madhe të saj. Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë, dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut.

Të pasurit që i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë më shumë kohë të lirë, dhe për të investuar më shumë tek përvojat dhe jo tek“gjërat”, mund të rrisin lumturinë e tyre.

Sigurisht, lumturia buron edhe nga marrëdhëniet sociale, kënaqësia në punë apo edhe thjesht nga shijimi i jetës.

Por paratë qe kemi në bankë, na japin mundësi më të mëdha në shumë prej këtyre kategorive.Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët.

Nëse ne kemi mundësi të ruajmë të njëjtin standard jetese me ata përreth nesh, përjetojmë një nivel më të lartë të mirëqenies, dhe kësisoj ndihemi më të lumtur. Nëse nuk mundemi, kjo gjë nuk ndodh. Siç duket “privimi relativ”,është një dukuri që ndodh pavarësisht nga “varfëria absolute”.

Lexo po ashtu:  Serbët godasin me shishe edhe kreun e Listës Serbe: Tradhtar

Ne mund të jetojmë në një lagje apo vend të pasur. Por nëse nuk kemi një makinë të re ashtu si fqinji ynë, do të jemi sipas shkencës të pakënaqur. Efektet e privimit relativ shpjegojnë arsyen, pse lumturia mesatare ka mbetur në nivele mesatare me kalimin e kohës, pavarësisht rritjeve të mëdha të të ardhurave në nivel global.

Taksat mbi shpenzimet në funksion të“kërkimit të statusit”, si dhe tatimi mbi të ardhurat, mund të pakësojnë ndikimin negativ të privimit relativ në mirëqenien e njerëzve. Kjo shpjegon edhe arsyen pse vendet skandinave me taksa të larta, renditen shpesh në krye të sondazheve globale të lumturisë.

Por shumica e britanikëve mburren ende me idenë e taksave më të larta. Pra tani për tani, të kesh më shumë para se sa fqinjët tanë, dhe të fitosh të paktën 33 mijë paund në vit, është pika statistikore, ku ne mund të nisim jemi të lumtur.

Një studim në “Psychology Today”, tregoi se fëmijët e prindërve të pasur janë më të rrezikuar për të përjetuar depresion, ankth, çrregullime të ngrënies dhe abuzim me substancat narkotike.

Lexo po ashtu:  10 vitet e ardhshme të Apple do të përfshijnë makina vetë-drejtuese, syze kompjuter dhe një iPhone shumë më të shpejtë

Po ashtu studiuesit thonë se teksa bëhemi më të pasur, ne mund të bëhemi më pak etikë, më shumë arrogantë dhe më pak empatikë, pasi pasuria e rrënjos ndjenjën e lirisë, dhe sa më të pasur që jemi, aq më pak merakosemi për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim me këtë fakt të thjeshtë:ndoshta jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët. / “Science Focus” – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *