Vizita e paralajmëruar e shefit të Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev në Beograd është alarm për të destabilizuar vendet e rajonit, thotë analisti Agon Maliqi.

Maliqi me anë të një shkrimi në Facebook, thekson vizita e tij është presion ndaj Beogradit për ta përkrahur nismën e Milorad Dodikut për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës.

“Në kulmin e tensioneve në Ukrainë, shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, [Nikolai] Patrushev, njëri ndër njerëzit më të afërt të [Vladimir] Putinit, këtë javë vjen në Beograd. Synimi, me gjasë, është presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e [Millorad] Dodikut për zhbërjen e Bosnjës, por edhe mundësia për ndonjë përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës”, ka shkruar Maliqi.

Ai thekson se, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e mbështet agjendën ruse dhe se sipas tij, Rusia e sheh fatin e Ballkanit si mundësi pazari.

“[Aleksandar] Vuçic e ka mbështetur agjendën ruse në shumë sfera, por në përpjekje për të balancuar dhe për t’i mbajtur raportet me perëndimin, dhe i vetëdijshëm për pasojat, deri tani është treguar skeptik dhe frenues ndaj Dodikut. Nëse vazhdon t’i rezistojë këtij presioni në këtë moment thyerjesh të mëdha gjeopolitike, pikët e fituara nga Vuçiq në perëndim, veçanërisht në SHBA, janë të larta. Nëse u hyn aventurave, e djeg gjithë mundin diplomatik të një dekade. Në cilëndo rrethanë dhe sido që të zhvillohet, ky konflikt mes perëndimit dhe Rusisë do ta ridefinojë kontekstin e sigurisë në Evropë, ku Rusia e sheh fatin e Ballkanit dhe atë të ish-shteteve Sovjetike si të ndërlidhura – si sfera interesi me mundësi pazaresh dhe shkëmbimesh”, ka theksuar ai.

Lexo po ashtu:  Reuters: Presidenti i Ukrainës krijon legjionin për të huaj për luftëtarët vullnetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *