Origjina e jetës në Tokë daton më shumë se 3 miliardë vjet më parë, duke evoluar nga mikrobet më themelore tek një grupim gjallesash me një kompleksitet të madh me kalimin e kohës. Por si u zhvilluan organizmat e parë në të vetmen shtëpi të njohur të jetës në univers nga e ashtuquajtura “supa primordiale”. Ja cilat janë teoritë kryesore të shkencës:

Gjithçka nisi pas një shkëndije elektrike

Një goditje rrufeje mund të ketë siguruar shkëndijën e nevojshme për fillimin e jetës në Tokë. Shkëndijat elektrike mund të gjenerojnë aminoacide dhe sheqerna nga një atmosferë e ngarkuar me ujë, metan, amoniak dhe hidrogjen. Kjo gjë është provuar në eksperimentin e famshëm Miler–Urej në vitin 1952.

Gjetjet e atij eksperimenti sugjeruan se rrufeja mund të ketë ndihmuar në krijimin e blloqeve kryesore të ndërtimit të jetës në Tokë. Dhe përgjatë miliona viteve, mund të formohen molekula më të mëdha dhe më komplekse. Edhe pse kërkimet kanë zbuluar se atmosfera e hershme e Tokës ishte në të vërtetë e varfër me hidrogjen, shkencëtarët kanë sugjeruar se retë vullkanike në atmosferën e hershme mund të kenë pasur prani të metanit, amoniakut dhe hidrogjen, dhe se ato mund të jenë goditur nga rrufetë.

Lexo po ashtu:  Komisioni Evropian thirrje Shqipërisë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta

Molekulat e jetës u ndeshën me njëra-tjetrën në argjilë

Kjo ide është propozuar nga kimisti organik Aleksandër Graham Kairns–Smith në Universitetin e Gllasgout në Skoci. Ai propozoi në librin e tij të diskutueshëm të vitit 1985 “Shtatë të dhëna për origjinën e jetës”, se kristalet e argjilës e ruajnë strukturën e tyre, ndërsa rriten dhe ngjiten së bashku për të formuar zona të ekspozuara ndaj mjediseve të ndryshme, duke bllokuar rrugës molekula të tjera, të cilat i organizuan në modele që ishin shumë të ngjashme me gjenet tona sot. Gjithsesi kjo teori nuk pranohet gjerësisht nga komuniteti shkencor.

Jeta filloi në kanalet hidrotermale në fundin e deteve

Sipas revistës “Nature Reviews Microbiology”, kjo teori sugjeron se jeta mund të ketë filluar në kanalet hidrotermale të thellësisë së detit që nxjerrin elementë kyç të jetës, si karboni dhe hidrogjeni. Këto burime mund të gjenden në thellësitë më të errëta të dyshemeve të oqeanit, zakonisht në pllaka kontinentale të ndryshme. Edhe sot këto burime të pasura me energji kimike dhe termike, bartin shumë ekosisteme të gjalla.

Lexo po ashtu:  Pesha e dhembjes/ - Bijve të mi, që bumbën jetën në rrethana të errëta: Arbënori më 2014 dhe Astritit më 2016

Filloi në vende shumë të ftohta

Akulli që mund të ketë mbuluar oqeanet 3 miliardë vjet më parë, e ka lehtësuar lindjen e jetës. “Përbërjet organike kryesore që mendohet të kenë qenë të rëndësishme për origjinën e jetës, janë më të qëndrueshme në temperatura më të ulëta”- tha për “New Scientist” eksperti Xhefri Bada nga Universiteti i Kalifornisë.  Po ashtu akulli mund t’i ketë mbrojtur përbërjet organike të brishta nga drita ultravjollcë dhe nga shkatërrimi si pasojë e ndikimeve kozmike.

Përgjigja qëndron në të kuptuarit e formimit të ADN-së

Në ditët e sotme ADN-së i duhen proteina për t’u formuar. Dhe proteinat kërkojnë ADN për t’u formuar. Atëherë si mund të jenë formuar ato pa njëra-tjetrën? Përgjigjja mund të jetë ARN, e cila mund të ruajë informacione si ADN-ja, të shërbejë si një enzimë ashtu si proteinat, dhe të ndihmojë në krijimin e ADN-së dhe proteinave. Më vonë ADN-ja dhe proteinat e pasuan këtë “botë të ARN-së”, pasi ato janë më efikase.

Lexo po ashtu:  Ministri Bislimi: Do t’i luftojmë bordet jokompentete të ndërmarrjeve publike

Jeta në Tokë ka pasur fillime të thjeshta

Në vend se të jetë zhvilluar nga molekula komplekse si ARN, jeta në Tokë mund të ketë filluar me molekula më të vogla, të cilat ndërveprojnë me njëra-tjetrën në reaksione ciklike. Ato mund të jenë përfshirë në kapsula të thjeshta të ngjashme me membranat qelizore, dhe me kalimin e kohës mund të kenë evoluar në molekula më komplekse që kryenin këto reaksione më mirë se ato më të voglat.

Jeta u soll në Tokë nga një vend diku tjetër në hapësirë

Ndoshta jeta nuk filloi fare në Tokë, por u soll këtu nga diku tjetër në hapësirë, një koncept që NASA e njeh si panspermia. Për shembull, shumë shkëmbinj shpërbëhen vazhdimisht në Mars si pasojë e përplasjes së trupave qiellorë. Një numër meteoritësh marsianë janë gjetur në Tokë. Disa studiues kanë sugjeruar se ato kanë sjellë këtu bakteret e para. Ndërsa shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se mund të ketë udhëtuar për një kohë të gjatë nëpër kometa nga sisteme të tjera yjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *