Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Vladimir Putin në një fjalim të gjatë përpara kombit ka sifduar Perëndimin duke u shpreh se i ka kërkuar Asamblesë njohjen e pavarësisë së rajonit Donbasit. Ky është vendimi më i fundit i shpallur nga Putin në fjalimin përpara popullit.

Ndërsa ka mbajtur një fjalim të gjatë duke akuzuar se ka Ukraina moderne ishte një shtet i krijuar nga Lenini, duke e konsideruar si një arkitek të saj.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Ndërkohë që Putin ka pasur adresimin, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë cituar trupat qeveritare të Ukrainës të kenë thënë se në vijën e parë të frontit në lindje të Ukrainës, janë rritur të shtënat me armë të rënda nga separatistët.

Putin ka bërë supozime gjatë fjalimit – pa ofruar të dhëna – se Ukraina po synon të ketë armë bërthamore, se gjuha ruse është margjinalizuar në Ukrainë dhe se ka plane të paspecifikuara për të eliminuar Kishën Ortodokse Ruse atje.

Ai ka thënë se Ukraina është “kukull e regjimit” të udhëhequr nga fuqitë e huaja dhe e mbushur me klane të oligarkëve. “Le të fillojmë me faktin se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia, më saktë nga Rusia bolshevik, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëherë pas revolucionit të 1917,” tha Putin.

Lexo po ashtu:  Atdheu s’është sedilja e makinës tënde…

“Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi BRSS dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë,” tha Putin.

“Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike,” tha Putin.

Putini botoi një ese tendencioze mbi historinë e Ukrainës dhe Rusisë verën e kaluar, në atë që u konsiderua gjerësisht si një pretekst për përshkallëzimin e presionit ndaj Ukrainës.

Putin tani po thotë se Rusia ishte “grabitur” kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991. Kjo është diçka për të cilën ai ka folur më parë – ai dikur e quajti rënien e bllokut një “katastrofë gjeopolitike”.

Duke vazhduar diskutimin e tij për historinë, Putin kritikon ish-udhëheqësin komunist Vladimir Lenin, duke e quajtur atë “autor dhe arkitekt” të Ukrainës. Ai thotë se e ka “disfavorizuar” Rusinë.

Kremlini njofton se rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz.

Lexo po ashtu:  Ministri i Serbisë: Serbia ka humbur 147.9 milionë euro sherri taksës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *