Menaxhmenti i RTK-së është distancuar nga gjuha e përdorur nga dy gazetarët e këtij medium ndaj ministrës Gërvalla.

“Menaxhmenti i RTK-së shpreh shqetësim për gjuhën e papërshtatshme të përdorur nga një punonjës i RTK-së (montazher) dhe një përkthyes, i kontraktuar për shërbime, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Youtube”, thuhet në reagim.

Po ashtu RTK ka njoftuar se është inicuar procedurë disiplinore ndaj përgjgjësve.

“Kjo sjellje nuk përkon me etikën dhe standardet e punës në RTK.Ju informojmë se lidhur me këtë rast, RTK-ja ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj përgjegjësve”, përfundoi reagimi.

Ndryshe sot ka reaguar ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili e quajti gjuhë seksiste dhe të papranushmë.

“Gjuha e tillë karshi Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, njëheri Drejtuese e GUXO Zj. Donika Gërvalla Schëarz, por edhe kujtdo tjetër, është denigruese, seksiste dhe e papranueshme.

“Gjuha e tillë nuk duhet të ketë vend në asnjë format, e lëre më në një platformë mediatike që për më tepër është institucion public”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  “Mercedes”, emri një vajze hebreje sot është marka e njohur e makinave

Sa për prezantim me gjuhën e dy gazetarëve të RTK-së ne po ju paraqesim më poshtë disa çaste të transkripuar nga kjo bisedë.

Gazetari 1:

A, kjo Gërvalla a?

Gazetari 2:

E, ç’ajo!

(…) Atë s’e kisha lën as këtu përpara te rampa (te trau i hyrjes së institucionit) me ndejt, s’e kisha lën, pasha zotin!

Gazetari 1:

Ku m’e qit Donikën? As e bukur jo, as kurgjo…e q**a nonën!

Gazetari 2:

E q**a nonën bash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *