Njohja nga presidenti rus, Vladimir Putin, e republikave të vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore pritet ta çojë BE-në drejt vendimit për sanksione ndaj Moskës.

Besoj se është e nevojshme të merret një vendim i vonuar prej kohësh për të njohur menjëherë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut”, tha Putin.

Kievit tani nuk i mbetet tjetër veçse të pranojë humbjen e një pjese të madhe të territorit ose të rrezikojë të hyjë në një përplasje ushtarake me fqinjin e tij shumë më të fuqishëm, i cili ka vendosur deri tani rreth 190 000 trupa në kufijtë e tij, sipas zyrtarëve perëndimorë.

Ditët e fundit, zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se liderët separatistë po përpiqeshin të krijonin pretekst për ndërhyrjen ushtarake ruse. Ata nisën një evakuim në shkallë të gjerë të civilëve, duke pretenduar se shumë shpejt pritej një sulm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe tha se forcat e tij janë udhëzuar të tregohen të përmbajtur.

Lexo po ashtu:  Virologu i njohur gjerman Drosten për SPIEGEL: E keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar - I druaj pranverës dhe verës

Lëvizja ruse e vë BE-në përpara detyrimit për të përmbushur paralajmërimet për sanksione.

Përpara se Putin të njoftonte njohjen e dy rajoneve separatiste, në BE diskutohej mundësia e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme për të “paraqitur sanksionet në momentin e duhur”.

Nëse ka aneksim, do të ketë sanksione dhe nëse ka një njohje, unë do t’i vendos sanksionet në tryezë dhe ministrat do të vendosin“, u tha Borrell gazetarëve.

Ne i bëjmë thirrje Presidentit Putin të respektojë ligjin ndërkombëtar (…) Ne jemi të gatshëm të reagojmë me një front të fortë të bashkuar në rast se ai vendos t’i injorojë këto thirrje”, u tha Borrell gazetarëve.

Lëvizja e Rusisë de-fakto anuloi marrëveshjet e paqes të Minskut të vitit 2015, që synonin zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe anuloi përpjekjet perëndimore për një samit me të cilin të shmanget lufta.

Gjatë muajve të fundit, BE-ja ka hartuar një listë sanksionesh në shenjë hakmarrjeje për çdo agresion ushtarak nga Moska pa zbuluar shumë detaje mbi përmbajtjen e saj, ndërsa pragu që do të nxiste këto masa ndëshkuese mbetej ende i paqartë.

Lexo po ashtu:  ​Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, kërkohet që para tij të raportojnë edhe komunat

Një ditë më parë, para lëvizjes së Putin, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se pret nga Brukseli vënien në zbatim të sanksioneve.

Ne besojmë se ka arsye të mira dhe legjitime për të vendosur të paktën disa sanksione tani për të demonstruar se BE-ja nuk po flet vetëm për sanksionet, por edhe po i zbaton ato”, shtoi Kuleba.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja dhe partnerët do të reagonin “me unitet dhe vendosmëri”, por vendimi përfundimtar kërkon dritën jeshile të vendeve anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *