Nga Tom McTague

“The Atlantic”

Për shumë nga ne që jetojmë rehat në Perëndim, kriza në Ukrainë mbetet një luftë e çuditshme, shkalla e së cilës është e vështirë për t’u kuptuar. Udhëheqësit tanë e kanë bërë të qartë që në krye të herës se asnjë ushtar perëndimor nuk do të luftojë për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës.

Kësisoj, shumëkush mund të argumentojë me të drejtë se Vladimir Putin ka pushtuar një territor për të cilin ne nuk kemi kurrfarë interesi. Këtu rreziku është që ne ndihemi më mirë duke u kërkuar që qeveritë tona të luftojnë deri në ukrainasin e fundit të vdekur, duke e armatosur Kievin aq sa për ta zgjatur konfliktin, por asnjëherë sa për të ndikuar materialisht në rezultatin e tij.

Duke pasur parasysh refuzimin për të luftuar përkrah Ukrainësapo për t’i dhënë asaj diçka përtej armëve “mbrojtëse” deri në gjakosjen e hundës së kundërshtarit të saj, e vetmja armë e rëndësishme që ka mbetur është ajo ekonomike.

Ju mund ta merrni Ukrainën, i thonë Rusisë udhëheqësit perëndimorë, por ne do t’ju detyrojmë  paguani një çmim aq të lartë saqë nuk do ta përballoni dot. Megjithatë, ata po hyjnë në një luftë ekonomike me një kundërshtar që ka arsenalin e vet.

Prandaj testi për botën perëndimore, është të provojë se nuk ka ato gjëra të cilat Putini i ka besuar prej kohësh:e cekët, e egër, dekadente dhe dembele, e paaftë për të vepruar me llojin e forcës dhe qëllimit që kërkohet për të mposhtur një kundërshtar të vendosur.

Për Perëndimin, sanksionet janë një armë e cila përdoret kur ke përballë një kundërshtar të cilit nuk mund t`i imponosh dot vullnetin tënd përmes diplomacisë, ose ndaj të cilit nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të përdorë forcën.

Megjithatë sanksionet janë një armë e fortëtë cilat më së shumti dëmtojnë qytetarët e zakonshëm të një vendi sesa vetë udhëheqësit e regjimeve që ato synojnë të ndëshkojnë. Dhe pasi vendosen, ato janë të vështira për t’u hequr, për shkak se kërkojnë poshtërimin e njërëspalë në konflikt.

Lexo po ashtu:  Përgjimet? Cili investitor serioz do guxonte të vinte në Shqipërinë e sotme?

Po ashtu vendet po gjejnë mënyra për të bashkëjetuar me to, dhe sanksionet mund të përdoren edhe si një mjet retorik, për të shtrënguar kontrollin e një sunduesi mbi pushtetin që zotëron.

Por një pjesë e problemit, është se në rastin e vendeve si Irani, i cili është subjekt i një sërë sanksionesh për shkak të programit të tij bërthamor, sanksionet nuk kanë pothuajse asnjë efekt të përditshëm në jetën e njerëzve në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Ndaj këta të fundit mund ta harrojnë ekzistencën e tyre. Por Rusia nuk është Irani. Përdorimi i sanksioneve si një armë ekonomike kundër Putinit, do të ketë kosto reale për Perëndimin. Dhe kjo ngre pyetjen shqetësuese nëse qeveritë kanë vullnetin e duhur për t’ia imponuar këto sanksione Moskës, apo aftësinë për të duruar efektet negative që mund të zgjasin në kohë.

Për shembull, vendimi i Gjermanisë për të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2” që e furnizon atë me gazin rus, do të sjellë drejtpërdrejt kosto më të larta të energjisë për qytetarët e saj, dhe trazirat në përgjithësi do të nënkuptojnë se evropianët në veçanti do të paguajnë fatura më të larta për ngrohje, në një kohë kur kostoja e gazit është që tani shumë e lartë.

Në një luftë sanksionesh, Perëndimin ka një dobësi sistematike. Një zyrtar evropian i përfshirë në përpilimin e listës së sanksioneve të mëparshme kundër Rusisë, thotë se vende si Britania, janë “shumë të kufizuara” në atë që mund të bëjnë. Londra mund të synojë të konfiskojë asetet e oligarkëve rusë në Britani.

Por shteti rus është në gjendje  të përdorë fuqinë e sistemit gjyqësor të Londrës për ta zvarritur në maksimum këtë proces. Rezultati është se, duke qenë një ekonomi e hapur dhe me sundim të fortë të ligjit, Britania është vendi  i përsosur për fshehjen e parave të tilla.

Lexo po ashtu:  Serbët "pranojnë" dhunën ndaj KFOR-it. Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit

Por edhe më e rëndësishme është çështja e vullnetit politik. Në mbarë Perëndimin, njerëzit debatojnë jo vetëm mbi ndikimin që mund të sjellë çdo sanksioni vendosur ndaj Rusisë, por edhe se si të sigurohet që ato të mos e lënë të ekspozuar Perëndimin.

Ndaj në mënyrë të pashmangshme, rezultati do të jetë një përzierje masash, të cilat nuk do të shkojnë aq larg sa duket. Për shembull, administrata Biden i ka siguruar tashmë amerikanët se sanksionet kundër Rusisë, nuk do të sjellin një rritje të çmimeve të energjisë. Siç më tha zyrtari evropian, qeveritë perëndimore janë rrallëherë transparente mbi kostot e përdorimit të një krize për të reduktuar ndërthurjet korruptive me kleptokracitë. Por problemi është se ndonëse Perëndimi është më i pasur se Rusia, ai mbetet i pambrojtur.

Pjesa më e madhe e Evropës është e varur nga nafta dhe gazi rus. Për shembull, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se vendimi i Berlinit për të pezulluar certifikimin egazsjellësit “Nord Stream 2 që lidh Rusinë me Gjermaninë, do të dyfishojë çmimet e gazit në Evropë.

Në Britani, çmimet po rriten që tani me shpejtësi falë kufizimeve të zinxhirit të furnizimit, dhe rritjet e mëtejshme do të ishin shumë problematike për politikanët. Përtej naftës dhe gazit, analistët kanë sugjeruar se Rusia mund të kufizojë eksportin e lëndëve të para si drithërat, plehrat, titani, paladiumi, alumini dhe nikeli.

Ajo mund të mos lejojë përdorimin e hapësirës së saj ajrore për linjat ajrore perëndimore që udhëtojnë drejt Azisë. Çdo lëvizje e ndërmarrë nga Rusia, ka të ngjarë të përballet me një reagim nga Perëndimi, gjë që mund ta përshkallëzojë situatën. Dhe si do të reagojnë qytetarët e shoqërive të lira dhe demokratike?

Në dallim nga Rusia e Putinit, ku figurat e opozitës helmohen dhe burgosen, dhe kudemokracia është një farsëvendet perëndimore mbajnë zgjedhje reale dhe të rregullta, në të cilat votuesit priren të ndëshkojnë qeveritë që sjellin uljen e standardit të tyre të jetesës.

Lexo po ashtu:  Gjeografia e armiqësisë

Franca këtë vit mban zgjedhjet presidenciale, dhe kandidatët rusofilë  ekstremit të djathtë që marrin jo pak vota në sondazhe,përbëjnë jo pak shqetësim. Në SHBA, zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor të këtij viti, u ofrojnë qytetarëve mundësinë e parë për të ndëshkuar administratën Biden dhe Partinë Demokratike përpara zgjedhjeve të mëdha në vitin2024.

Për herë të parë ndër dekada, qytetarët në Perëndim përballen me perspektivën e një kërcënimi ndaj rendit gjeopolitik, që mund të kërkojë një sakrificë materiale nga ana jonë dhejo dikujt tjetër. A kanë njerëzit e zakonshëm vullnetin, unitetin apo besimin ndaj këtij rendipër ta bërë të sakrificë?

Apo jemi ne njerëzit e cekët dhe egoistë që imagjinon Putini, të pavullnetshëm për të duruar qoftë edhe një rënie të vogël të pasurisë kombëtare apo standardeve të jetesës, vetëm për të ruajtur çdo lloj presioni mbi Rusinë, që do të vepronte si një pengesë kundër agresionit të mëtejshëm?

Ne nuk i dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve, pasi nuk na është dashur tjapim përgjigje që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ka shumë arsye të besohet se shoqëritë demokratike janë të përgatitura të paguajnë kostot e sakrificës kolektive. Por askush nuk duhet ta ngatërrojë këtë moment as me Luftën e Dytë Botërore, dhe as me Luftën e Ftohtë.

Sot, ne banojmë  të njëjtën botë ekonomike si Rusia, dhe jo në një botë kundërshtare.

Për shumë njerëz, si Marine Le Pen, Viktor Orbaetj, Putin është një lloj mburoje kundër gjithçkaje që ata përçmojnë, përfshirë multinacionalizmin e Bashkimit Evropian dhe hegjemoninë amerikane, që kërkon mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tjera. Putin e ka lëshuar sfidën ndaj nesh. Pjesa më e madhe e shekullit XXI-të do të varet nga përgjigja që do t`i japim tani dhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *