Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për Ukrainën, ishte e mbushur me nënkuptime dhe trillime.

Ai ka thënë se mesazhi i Vuçiqit se Serbia është e përgatitur për çfarëdo skenari, nuk është asgjë tjetër përveçse një mesazh se është e mirëpërgatitur për luftë, përcjell Bota sot.

Kurti ka thënë se është alarmuese edhe vizita e Nikolai Platonovich Patrushev, oficer sigurie dhe zyrtar i inteligjencës Ruse, në Beograd. Sipas tij, aty do të shqyrtohet mundësia e një intervenimit serb në veri të Kosovës dhe në Bosnje.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Deklarata e Vuçiqit për Ukrainën ishte e tejmbushur me nënkuptime e trillime dhe tingëllon si matrioshka e Putinit në Ballkan!

Kjo është fytyra e vërtetë e politikbërjes serbe:

– Vuçiqi e mbështet sovranitetin e Ukrainës, por nuk i vendos sanksione Rusisë!

– Vuçiqi flet për paqen, por përgatitet për luftë!

– Vuçiqi e don Serbinë në BE, por në partneritet me Rusinë!

– Vuçiqi flet për partneritet me KFOR-in në Kosovë, por e lejon ndërtimin e bazës ushtarake Ruse afër Nishit!

– Vuçiqi flet për paqen në rajon dhe në anën tjetër e sposton ushtrinë serbe në kufi me Kosovën!

Vuçiqi vazhdon me politikën e tij tandem “ngre e mos këput”! 

Nga një anë thotë se Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nga ana tjetër nuk vendos asnjë sanksion ndaj Rusisë.

Sipas tij “mos mbështetja e integritetit të Ukrainës do të thoshte të mos e mbështesim  integritetin e Serbisë”  – (në fjalë është Kosova dhe Bosnja).

Rusët i quan si vëllezër të cilët ishin gjithmonë përkrah dhe në anën e Serbisë. Për këtë arsye askush nuk mund të kërkojë nga Serbia ti sanksionojë vëllëzërit rusë. 

Mesazhi i Vuçiqit se Serbia është e përgatitur për çfarëdo skenari nuk është asgjë tjetër përveçse një mesazh se është e mirëpërgatitur për luftë!

Kur Vuçiq përmend në detaje se sa ushqim dhe derivate në litra dhe kg grurë saktësisht i ka deponuar nëpër magazinat shtetërore është vetëm duke treguar muskujt ndaj vendeve fqinje. Këto përgatitje ndërmerren vetëm si parapërgatitje për luftë.

Ndërkohë bëhet e ditur që ditën e hënë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq e pret në vizitë Nikolai Platonovich Patrushev oficer sigurie dhe zyrtar i inteligjencës Ruse për të shqyrtuar mundësinë e një intervenimit serb në veri të Kosovës dhe në Bosnje! 

Kjo është alarmante jo vetëm për shkak të gjuhës që përdori Vuçiqi me nënkuptime (se po përgatitet për luftë të gjatë), por edhe sepse një nga zyrtarët më të lartë të Inteligjencës ruse në kulmin e luftës në Ukrainë gjen kohë për vizita dhe direktiva në Serbi.

Lexo po ashtu:  ShBA bëhet gazi i botës. Biden mbron tërheqjen si strategji, Reuters publikon bisedat e 23 korrikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *