Pesë mjekë nga Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer, “Princes Maxima” kanë ardhur në Kosovë për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve kaneroze te fëmijët.

Vitin e kaluar është nënshkruar një marrëveshje në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Princes Maxima” në Holandë.

Këtë vit mjekët holandezë kanë ardhur për të trajnuar stafin kosovarë për trajtimin dhe diagnostikimin më të mirë të sëmundjeve kancerogjene te fëmijët, tha përmes një njoftimi  Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

“Me 29 dhe 30 prill, mjekët dhe ekspertët e kësaj qendre do të vijnë në Kosovë për të nisur trajnimet për stafin tonë mjekësor dhe zhvillimin e programeve të diagnostifikimit bazuar në praktikat më të mira në Evropë”, tha Ismaili.

Sipas Ismailit përmes diagnostifikimit dhe trajtimit më të mirë të kohës ne do të rrisim cilësinë e shërbimit dhe shkallën e shërimit të fëmijëve nga kjo sëmundje. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *