Kjo veprim i kompanive tregtare norvegjeze është konfirmuar nga menaxheri i komunikimit Kine Søyland për Nettavisen, shkruan MekuliPress.

‘Norgesgruppen’ zotëron zinxhirët e ushqimeve Meny, Kiwi, Joker dhe Spar.

– Është një punë që ne do ta bëjme sa më shpejt që është e mundur. Ne kemi informuar të gjitha dyqanet që kanë mallra ruse. Pastaj ata kanë 24 orë për të hequr mallrat nga raftet, thotë Søyland për Nettavisen.

Ajo thotë se gjithsej janë rreth 20 produkte të ndryshme, kryesisht ëmbëlsira dhe disa butakë, thotë ajo. Sidoqoftë, do të ndryshojë nga dyqani në dyqan se cilat artikuj i kanë brenda.

“Nuk po flasim për sasi të mëdha, por është sinjal i rëndësishëm dhe parim që ne e shënojmë distancën”, thotë ajo.

Të gjithë artikujt që tërhiqen janë të ngrira në depo. Norgesgruppen gjithashtu ngrin marrëveshjet që i kanë me furnizuesit rusë.

Duam të sjellim prodhime ukrainase
Supermarketi gjigant “Menu” ishte i pari që informoi se ata tërheqin mallrat ruse nga dyqanet e tyre. Por kjo vlen për të gjitha dyqanet e Norgesgruppen.

Lexo po ashtu:  Inxhinieri nga Vjena ka 3 pyetje: A e dini ju ...

– Mendjet tona shkojnë në Ukrainë. Në shenjë solidariteti, dyqanet tona tani nxjerrin jashtë të gjitha prodhimet që vijnë nga Rusia. Dhe për të mbështetur Ukrainën, ne jemi të lumtur të sjellim produkte të reja nga Ukraina, thotë Vegard Kjuus, përcjell MekuliPress.

Serbia ka vrarë fëmijë, pleq, burra gra e të rinjë civil, ka dhunuar gra e burra seksualisht, ka djegur dhe ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve në përmasa të pallogaritshme; Dhe sot shohim se ka plot dyqane gjigante që kanë prodhime serbe. Serbia akoma po rrezikon jetën e shqiptarëve dhe egzistencën e shtetit të Kosovës, dhe, per cudi, askush nuk pyet si eshte e mundur qe tregtaret shqiptarë të bashkëpunojne me ekonomine serbe?! 

Si bëhet që Edi Rama (akoma) të mos distancohet nga Open Ballkani rus-serb?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *