Knut Abraham, deputet i Bundestagut dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar pranimin urgjent të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një deklarate për media Abrahami i ka bërë thirrje Qeverisë Federale të Gjermanisë të bëjë fushatë për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kosova, thotë ai, është një demokraci e re, e cila ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

“Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, tani është jashtëzakonisht e rëndësishme që lufta në Ballkan të bëhet e paimagjinueshme dhe të dërgohet një sinjal i qartë se ne nuk tolerojmë asnjë ndryshim të kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e pakicave dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”, deklaroi deputeti gjerman.
Ndër të tjera, ai e quajti “vendim të duhur” pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës si rezultat “i luftës së paligjshme të agresionit kundër Ukrainës”, teksa tha se “tani ne gjithashtu duhet të dërgojmë sinjalin e duhur për të treguar se Këshilli i Evropës është ende një institucion i rëndësishëm, i angazhuar për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë”.

Lexo po ashtu:  Piloti 20 vjeçar gjerman krijon një shiringë në qiell – Shenjë e fillimit të fushatës së vaksinimit në botë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *