Martesa vijon edhe me disa njohje dhe marrëdhënie të reja, disa që ju pëlqejnë dhe të tjera që nuk ju pëlqejnë dhe aq shumë. Dhe, për shumicën e grave, vjehrrat shpesh futen tek kjo kategoria e dytë. Në një pjesë të madhe të rasteve nuset as që duan të kenë kontakte me vjehrrat, por ka edhe disa raste kur gratë thonë se i duan vjehrrat e tyre njëlloj si nënat. Dhe nëse keni një raport të mirë me vjehrrën, vërtet që ju ndihmon shumë.

Për më tepër ju mund të mësoni shumë nga nëna e bashkëshortit tuaj.

Një grua ka treguar gjërat që ajo mësoi nga vjehrra e saj dhe ne duam t’i ndajmë ato me ju:

1.Gatime të reja. “E kam adhuruar gjithnjë gatimin dhe dija të bëja shumë receta të mira. Por çuditërisht vjehrra ime dinte gatime për të cilat unë nuk kisha dëgjuar kurrë. Këto gatime ishin aq të mira sa më kanë tërhequr në një botë tjetër. Unë shfrytëzova mundësinë dhe mësova receta të reja nga ajo. Në fund të fundit vjehrrat tona duan që djali i tyre të ushqehet mirë dhe të jetë i kënaqur me gatimin”.

Lexo po ashtu:  E ofenduat Çairin!

2.Sekretet rreth mistereve që vetëm ajo i di. “Që kur dilja me burrin tim dhe në periudhën para martesës, mendoja se e njihja shumë ose që dija gjithçka për të. Por kurrë nuk e kisha menduar se do të kishte disa surpriza që më prisnin akoma. Shpejt kuptova se burri im kishte disa zakone dhe preferenca të caktuara, të cilat i njihte vetëm vjehrra. Në fund të fundit, ai e kishte kaluar gjithë jetën me këtë grua. Pra, vazhdova të flisja me vjehrrën time. Dhe, gjejeni se çfarë? Mësova një sërë sekretesh për burrin tim për të cilat as nuk e kisha idenë, si një incident gjatë fëmijërisë apo një hobi që ai s’ma kishte thënë kurrë.”

3.Aftësitë e Menaxhimit. “Megjithëse nuk dua ta pranoj këtë, kisha shumë më tepër liri në shtëpinë e nënës sime. Unë mund të mos merresha me disa nga punët e shtëpisë, duke e ditur plotësisht se nëna ime do të kujdesej për gjithçka. Por gjërat ndryshuan kur ndërtova shtëpinë time. Kishte kaq shumë gjëra që duhej t’i menaxhoja të gjitha vetë, që nga përgjegjësitë e familjes deri te angazhimet e mia profesionale. Dhe, pikërisht në këtë pjesë, vjehrra më ndihmoi të mësoj se si t’i menaxhoj gjërat në mënyrën më efikase.”

Lexo po ashtu:  Një "Jo" e madhe, Trendi i ri viral në “TikTok”, ja pse nuk duhet ta provoni

4.Mbajtja e familjes sime të bashkuar. “Duke pasur një orar shumë të zënë, ndonjëherë e kam të vështirë për të mbajtur kontakt me miqtë apo të afërmit e mi të ngushtë. Dhe, kur një situatë e tillë më shfaqet shpesh, vjehrra imeme kënaqësi vjen dhe ndihmon në organizimin e funksioneve familjare, duke sjellë të gjithë njerëzit së bashku. Përgjatë viteve, ajo më ka mësuar mënyra delikate për të mbajtur familjen të bashkuar, dhe kjo ka rëndësi në planin afatgjatë.”

5.Menaxhimi i fëmijëve. “Kur u bëra një nënë e re, numri i emocioneve dhe përgjegjësive që po përjetoja më “trullosën”. Edhe pse jo gjithmonë ajo e kishte të mundur, vinte shpesh dhe më siguronte ndihmën e nevojshme. Dhe, ndërsa e shikoja se si vepronte, unë u përpoqa të mësoja sa më shumë që munda prej saj. Një nga truket më të mira që mësova prej vjehrrës ishte që t’ia dilja të bëja dhjetë gjëra në të njëjtën kohë.”

6.Shumë këshilla të vlefshme. “Kur është fjala për nënën time, atë e trajtoj si një mikeshë. Ndoshta, kjo është arsyeja pse nuk jam në gjendje të marr shumicën e këshillave dhe udhëzimeve të saj seriozisht. Por, ekziston një farë formaliteti midis meje dhe vjehrrës sime, dhe ky formalitet më ndihmon t’i marr këshillat e saj pak më seriozisht.” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Gruaja është më e fortë se burri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *