Mësimet e Nënë Terezës për dashurinë, ‘Sekreti i Lumturisë’, gjen një nga thëniet më të bukura të saj: “Jeta jonë e varfërisë është po aq e nevojshme sa edhe vetë puna”, vetë në qiell shihet se sa shumë borxh u kemi të varfërve, për ndihmën e tyre ‘ ta duam Zotin më tepër për shkak të tyre’.

Pikërisht, përpjekja jonë për ta ndarë varfërinë me të varfrin, mundjen me të sëm.urin, për t’i shoqëruar njerëzit në dhim.bjen e tyre dhe për të mos i lënë vetëm, është diçka që të bën ta ndiesh Zotin më afër.

Kjo ndjenjë sipas Nënë Terezës, na bën të jemi hindus më të mirë, myslimanë apo katolikë më të mirë, çfarëdo që të jemi. Dhe si më të mirë mund të jemi më afër Zotit.
Për të mos e lënë vetëm atë, sepse vetmia është varfëria më e madhe, duke iu përgjigjur thirrjes së të së.murit dhe të vobektit, të jetimit dhe të mjerit, në këtë rrugë mund edhe të gjesh zotin e gjithësisë.
Me vepër përpiqet ta dëshmojë, e në qiell shihet më së miri se shumë gabojnë ato që hamendësojnë se Zotin e gjejnë vetëm në Tempull, në Kishë, në Sinagogë apo në Xhami.

Lexo po ashtu:  Erdogan refuzon humbjen në Turqinë Europiane

Në të vërtetë, njeriu është tempull më vete, mbase tempulli më i përkryer dhe më i përsosur i cili në brendinë e vet mban imazhin e Zotit.

Prandaj, sikur ta ndihmosh nevojtarin, në të vërtetë, ti zotin tënd kënaq.

Sikur t’i kthesh buzëqeshjen jetimit, ti zotin e madhërishëm do të buzëqeshësh.
Pas shumë vitesh, nga ditëlindja e Nënë Terezës, njeriu ka arritur të përshkojë distanca të mëdha, por pak përpjekje për të mbërrirë te zemra e vëllaut të tij. Arrin të pushtojë sferat qiellore, por pak ose aspak arrin të bëhet peshkatar i zemrave të njerëzve.

Ne shqiptarët të cilët pretendojmë të kemi më së tepërmi hise në famën e Nënë Terezës, duhet të kuptojmë se çelsi i famës së saj është në dashurinë e madhe për njeriun si të tillë.

Në vitin 1989 kur Nënën Tereza bëri vizitën e parë në Shqipëri, në një konferencë shtypi, bëri një pyetje koment, ku i tha: Ju vërtet folët për zotin, por ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’.

Lexo po ashtu:  Këngë dhe duartrokitje për mjekët/ Rama publikon videon që na bën të gjithëve krenar: Po ku ka si ti o Shqipëria ime

Ndërsa Nënë Tereza iu përgjigj asaj: Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin.

Marrë nga profili i Fahri Xharrës: /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *