Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ministja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se Putini është një kriminel lufte dhe se po e bën lojën e njëjtë që kishte bërë Sllobodan Millosheviçi e Aleksander Vuçiçi.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike.

Lexo po ashtu:  "Stinët e jetës", një rrëfim i mrekullueshëm që secili nga ne duhet ta lexojë!

Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviçi te Vuçiç. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *