Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky i është drejtuar sërish kombit të tij me një fjalim përmes rrjeteve sociale këtë të shtunë.

Sot, presidenti ukrainas ka përmendur sondazhet në Amerikë që thonë se “74% e amerikanëve janë për mbylljen e hapësirës ajrore, për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainën”.

“Jam i sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet e tjera. Kthehuni, sepse nuk ka më kërcënim”, tha Zelensky.

“Njerëz të lirë të një vendi të lirë! Është pothuajse dita e dhjetë e pushtimit të kombit tonë. Dita e dhjetë është e ngjashme me një ditë pafundësisht të gjatë.

Sot është e shtunë, këto fjalë nuk kanë asnjë domethënie në luftë. Si e hëna apo e enjtja, apo një tjetër ditë. Ato janë të gjitha njësoj. Ne ende po e mbrojmë kombin. Ne ende po shpëtojmë njerëz.

Vendi ynë nuk i njeh më fundjavat. Nuk ka rëndësi cfarë ore është. Nuk ka rëndësi cfarë date është.Dhe kështu do të jetë deri në fitore.

Lexo po ashtu:  Gënjeshtrat më të shpeshta rreth seksit që thonë femrat dhe meshkujt

Në mbrëmje vonë të premten fola me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Polonisë.

Bisedat tona janë tashmë të përditshme. U jam shumë mirënjohës secilit.

Jam i sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet e tjera. Kthehuni, sepse nuk ka më kërcënim.

Jam falenderues për amerikanët. Ne i pamë sondazhet, opinionin e njerëzve të thjeshtë në Amerikë që mbështesin njerëzit e thjeshtë të Ukrainës.

Ata mbështesin mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës tani për të shpëtuar jetët e njerëzve tanë.

74% e amerikanëve janë për mbylljen e hapësirës ajrore, për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainën.

Unë admiroj cdo ukrainas që nuk hesht, që proteston, që merr flamurin e kombit të tij dhe i tregon forcave ruse që ata do të humbasin. Ata do të humbasin përfundimisht.

Sepse është e pamundur që të fitosh ndaj njerëzve që ndalojnë një ushtri të armtosur pa asnjë armë në duart e tyre. Që refuzojnë t’u marrin nga duart armë pushtuesve.

Lexo po ashtu:  Juristja Albulena Haxhiu i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Nuk është e ndershme të keqcitosh Albin Kurtin

Por ata nuk humbasin dinjitetin”, deklaroi Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *