Agjencia ruse e lajmeve Tass konfirmoi se Moska ka humbur një tjetër komandant të lartë të saj gjatë luftës në Ukrainë.
“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit, “Sparta”, Koloneli Vladimir Zhoga (me emrin e luftës Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha,” – shkroi Denis Pushilin, kreu i Republikës së Donetskut në kanalin e tij Telegram.
Sipas, tij Zhoga u plagos për vdekje gjatë një operacioni për të siguruar daljen e sigurt të civilëve nga Volnovakha.
“Burrat e “Sparta” po siguronin një mbulesë për evakuimin e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Nacionalistët hapën zjarr ndaj tyre,” – shkroi Pushilin.
Batalioni “Sparta” u krijua në 2014 dhe mori pjesë në betejat për Slavyansk dhe aeroportin e Donetsk.
Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Putin, pasi ai më herët humbi dy shefat kryesorë ushtarakë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.