Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

– Dobësia e saj shtetërore dhe ekonomike – vend i pasur me burime natyrore e njerëzore, por i pazhvilluar, me varfërinë ndër më të theksuarat në Evropë.

– Pabarazia e madhe – sepse varfëria e moszhvillimi nuk erdhi nga asgjëja. Disa vjedhin shumë dhe përfitojnë nga moszhvillimi i shumicës: këta të pasuruarit janë oligarkët dhe politikanët e korruptuar.
Përçarja e brendshme dhe polarizimi – teksa populli vazhdimisht ka ngritur krye kundër korrupsionit, politikanët dhe oligarkët kanë investuar në polarizim kinse-gjeopolitik për të mbrojtur vetveten. Protestat anti-korrupsion herë quheshin “të krijuara nga sorrosi”, herë “të nxitura nga Putini”, varësisht se kush ishte pala që mbrohej duke demonizuar protestuesit.

– Natyrisht që pabarazia e madhe ekonomike, polarizimi i skajshëm, varfëria e përgjithshme dhe dobësia shtetërore, krijojnë kushtet për infiltrimin e shumë vektorëve të huaj, të cilët shpesh synojnë t’i nxjerrin gështenjat e veta prej zjarrit me duart e popujve të tjerë.

– Pavendosmëria evropiane. Nëse Ukraina do të ishte në BE, pushtimi nuk do të kishte ndodhur. Sot duket sikur ka një unitet evropian sa i përket Ukrainës, megjithatë ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë atë “me procedurë të shpejtuar”. Ende nuk po tregojnë gatishmëri ta zgjidhin përfundimisht problemin as në Ballkan, me njohjen dhe pranimin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Kryeministria tregon pse Kurti nuk u takua me Grenellin në Mynih

– Hezitimi i NATO-s. Rusia e ka bërë të qartë se çdo vend jo-NATO nuk është i sigurt prej ndërhyrjeve të saj “neutralizuese”.

Mësime për t’u nxjerrë: Unitet Shqipëri-Kosovë por edhe ndërpartiak në çështjen kombëtare, zvogëlim i pabarazisë, luftë ndaj oligarkëve dhe korrupsionit, forcim i ekonomisë, prodhimit, arsimit, shëndetësisë dhe ushtrisë, përqendrim i përpjekjes diplomatike te vendet që nuk e njohin Kosovën, brenda NATO-s dhe BE-së./Arbër Zaimi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *