Shkencëtarët kanë zbuluar se është e vërtetë që konsumi i vazhdueshëm i çajit zgjat jetën, me hulumtime të reja të cilat kanë zbuluar se ky lloj zakoni i shëndetshëm shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një shëndet të përmirësuar.

Gjetjet janë raportuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë Parandaluese, ku shkencëtarët kanë ekzaminuar 100.902 të rritur kinezë të cilët nuk kishin histori të mëparshme të atakëve në zemër, goditje në tru apo kancer.

Informacioni mbi konsumin e çajit u mblodh përmes pyetësorëve të standardizuar, ku pjesëmarrësit u kategorizuan në dy grupe: ata që pinë rregullisht çaj (tre ose më shumë herë në javë) dhe ata që se kanë pirë kurrë ose rrallë (më pak se tre herë në javë).

Hulumtimi zgjati 22 vjet dhe pjesëmarrësit e marrë në studim vinin nga 15 provinca të ndryshme të Kinës që nga viti 1998, megjithëse secili pjesëmarrës u ndoq vetëm për një mesatare prej 7.3 vitesh.

Studiuesit zbuluan konsumuesit e zakonshëm të çajit kishin një rrezik 20% më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve në krahasim me pjesën tjetër. Për më tepër, ata që pinin çaj rregullisht kishin 1.41 vite më shumë jete pa sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike, dhe jetëgjatësia e tyre ishte 1.26 vjet më e gjatë në moshën e indeksit 50 vjeç.

Lexo po ashtu:  Në cilat raste rrezikoheni nga pickimi i mushkonjave

Në terma të thjeshtë, konsumi i çajit ishte i lidhur me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve dhe vdekshmërisë gjithëpërfshirëse, veçanërisht në mesin e atyre që pinë çaj në mënyrë të vazhdueshme.

Përderisa arsyeja për këtë mbetet e paqartë, studiuesit sugjerojnë se kjo mund të burojë nga polifenolet që gjenden në çaj që janë kimikate me veti antioksiduese, kryesisht masivisht në çajin jeshil.

Nga konsumuesit e rregullt të çajit, 49% pinin çaj jeshil, 43% preferonin çajra aromatikë ose të tjerë, dhe 8% zgjodhën çajin e zi. (unilad)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *