Komandanti rus i kapur nga ushtarët ukrainas është lutur për “mëshirë” për forcat e Putinit që pushtuan Ukrainën, duke thënë se ata janë përfshirë në pushtim pasi u ishte thënë se “qeveria u përmbys nga nazistët dhe se çlirimi është i nevojshëm”.

Burri që tha se ishte nënkolonel në njësinë speciale të Gardës Kombëtare Ruse u tha gazetarëve se bashkatdhetarëve të tij u ishte “shpëlarë truri” për ta mbështetur luftën, por pasi pa personalisht situatën në Ukrainë, ai tani u ndje i “turpëruar” pasi tha se mori pjesë në “gjenocid” dhe shtoi se ukrainasit “kanë të drejtën të rezistojnë”, raporton Daily Mail.

Astakhov Dmitry Mikhailovich tha se dyshimet e tij u realizuan kur pa dy nga boksierët e tij të preferuar – Oleksandr Usik dhe Vasily Lomachenko – që vendosën të luftonin për rezistencë. Dhe në një mesazh të mprehtë për trupat ruse që ende luftojnë, ai tha: “Ju lutem, ndaloni para se të jetë tepër vonë… Rusia nuk mund të fitojë këtu. Ky është gjenocid”.

Lexo po ashtu:  Trump ka propozuar që imigrantët të qëllohen në këmbë

“Nëse dikush do të vinte në territorin tim, do të bëja njësoj si këta dhe do të kisha të drejtë. Djema, jeni në një situatë të tensionuar, po shkoni kundër komandantit tuaj”, shtoi ai.

https://youtu.be/PTKuR_vAFHk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *