“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria”, ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama teksa fliste në një konferencë për mediet këtë të martë. Kryeqeveritari ka deklaruar se edhe pse ari i zi shitet sot me çmime rekord në vend, kjo ka ardhur si ndikim nga tregu dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë. Rama tha se çmimi i brendit do të vazhdojë të rritet pasi tregu ndikohet nga kriza dhe lufta që po ndodh në Europë.

“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.

Lexo po ashtu:  Përfundon fushata pro shamisë për vajzat e mitura në shkolla, organizatorët thonë se morën premtime nga Ministria për shfuqizimin e Udhëzimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *