Agjencia zyrtare bullgare e lajmeve “BTA” në datën 9 mars 2022 në një një analizë të saj për qendrimin e presidentit serb Vuçiç ndaj agresionit rus në Ukrainë, shkruan:

“Është koha që Brukseli të kujtojë që Vuçiç ka qenë ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviçit. Lidhjet midis marrëdhënieve Rusi-Serbi dhe kohës së Millosheviçit mund të dallohen fare qartë nga fakti që vetëm pak ditë më parë u caktua ambasador i Serbisë në Moskë Momçillo Babiç, një mik i ngushtë i familjes së Millosheviçit në vitet e fundit të Jugosllavisë.

Rezoluta e Parlamentit Europian, që dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, kritikoi Serbinë në lidhje me refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë, duke theksuar se “kjo dëmton procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

“Ambasadorit rus në Serbi i mjafton vetëm të dalë në publik me një deklaratë, ku akuzon qeverinë serbe se ka tradhëtuar miqësinë serbo-ruse në favor të atyre shteteve, që bombarduan Serbinë dhe morën Kosovën, dhe një kaos politik i pabesueshëm do të shpërthente deri në shpërbërje” – thotë Vuk Vuksanoviç, studjues në “Qendrën për Politikën Sigurisë” në Beograd”.

Lexo po ashtu:  Macron: Turqia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet franceze

Parashikimi realist thotë se nuk do të ketë ndryshim në politikën e Beogradit në drejtim të Moskës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *