Ne do të jemi shumë më të sigurt nëse shpenzojmë më pak gaz, deklaroi shefi i diplmacisë i BE-së, Josep Borrell.

”Edhe qytetarët evropiane duhet të ulin nivelin e ngrohjes në shtëpitë e tyre. Duhet të bëjmë të gjithë një sforcim individual duke kërkuar të ulim konsumin e gazit”, theksoi ai.

Borrell iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse BE do të ndihej më e sigurt pa gazin rus.

”Ne do të jemi shumë më të sigurt. Duhet të shpenzojmë më pak gaz, të përdorim më pak gaz dhe këtë e kërkon edhe klima. Gjeopolitika dhe klima po ecin së bashku”, theksoi ai.

”Të gjitha planet e presidentit rus, Vladimir Putin kanë dështuar dhe tani ai duhet ta ndalojë menjëherë këtë luftë të çmendur”, deklaroi ai.

”Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare të jenë kaq të bashkuara dhe së bashku me partnerët tanë transatlantikë. Putin besonte se do të pushtonte Ukrainën, por ai dështoi. Besoi se do të na përçante, por dështoi. Ai besonte se do të dobësonte marrëdhëniet transatlantike, por dështoi. Tani, ai duhet ta ndalojë luftën”, theksoi ai.

Lexo po ashtu:  Shërbimet ukrainase pretendojnë se Rusia po planifikon mobilizimin e 500 mijë trupave të tjera ushtarake

Ai vuri në dukje se Rusia po zhvillonte një luftë agresive kundër Ukrainës pa asnjë lloj arsyeje.

”Të gjithë mund të shohin në ekranet e tyre televizive se çfarë po ndodh. Rusët po bombardojnë pa dallim qytetet e Ukrainës, qindra viktima civile. Dy milionë refugjatë. A është faji ynë, dy milionë refugjatë? Jo! Rusia po e bën luftën ashtu siç e bën ajo, siç e bëri në Siri, si në Çeçeni duke bombarduar dhe shkatërruar një vend tjetër”, shtoi Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *