India ka deklaruar se ka qëlluar me raketë gabimisht Pakistanin. Në deklaratën publike, autoritetet në Indi shprehen se incidenti ndodhi për sghkak të ‘keqfunksionimit teknik” gjatë një procedure rutinore mirëmbajtje.

Në deklaratë, autoritetet shprehen se “janë thellësisht të keqardhur” dhe shprehen gëzimin se askush nuk u vra.

Ushtria e Pakistanit ka deklaruar se “një objekt fluturues me shpejtësi të madhe u përplas në qytetin e Mian Channu dhe trajektorja e fluturimit ka rrezikuar avionët e fluturimeve civile”

Te dy vendet zotërojnë armë bërthamore.

Islamabadi ka paralajmëruar Delhin “ të tregohet I vëmendshëm për pasojat e pakënaqshme të kësaj neglizhence” dhe të mos e përsërisë më gabimin.

Lexo po ashtu:  Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *