A është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë? Ndalni për një çast dhe mendoni për të gjithë ata njerëz me fytyrë të qeshur që nuk kanë asgjë dhe megjithatë e shtyjnë jetën me zemrën e çlirët, duke falenderuar për ditën e kaluar.

E kështu mund të qeshim në momentet e bukura, por edhe në ato më të errëtat, duke pranuar faktin se jeta është një rrugëtim momentesh të gëzueshme dhe të dhimbshme.

Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon se si është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

Takoni ish-partnerin me të dashurën në krah…

a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

Ju organizojnë një festë surprizë…

a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?

a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

Lexo po ashtu:  Drejt një Polexit-i

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

Dilni keq në një provim për të cilin ishit përpjekur shumë për të mësuar…

a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas i rikthehesh prapë studimit për të dalë më mirë herës tjetër

Sa herë mendoni për ngjarjet e së kaluarës?

a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

Më në fund ju realizohet një dëshirë e madhe që kishit…

a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

Bie shi, çfarë mendoni?

a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

MË SHUMË A

E NDIQNI LUMTURINË, POR AJO LARGOHET!

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund dhe lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguani për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë ju mungon besimi dhe jeni e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëreni mirë dhe të kuptoni se ajo që kërkoni është brenda jush.

Lexo po ashtu:  Si ja mbylli telefonin rusi Macronit/ Publikohet biseda e tensionuar mes Putin dhe Macron 4 ditë para luftës!

MË SHUMË B

NËSE VJEN, IKËN SHUMË SHPEJT

Për ju lumturia ekziston, por ajo zgjat shumë pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here keni mundësinë ta përjetoni: në këto momente ndjeni kënaqësi, por janë vetëm çaste që zgjasin shumë pak, veniten. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spruco ngjyrash në një jetë pak “bardhë e zi”.

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *