Sami Kurteshi: Vetëm sa për ta bërë të qartë!

Pjesa më e madhe e të ashtuquajturës shoqëri civile, gati të gjitha sindikatat dhe shumica dërmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, shumë të rrallë, tepër të rrallë, janë pjesë përbërëse, altoparlantë e masha të krimit të organizuar institucional të pushteteve të kaluara. Disa nga këto madje edhe me duar të përlyera me gjak.

Vetëm kujtojeni heshtjen e krimeve të kryera nga bosët e tyre “politikë” dhe servilitetin e tyre njerëzor, intelektual e politik ndaj tyre dhe krahasojeni me “zgjimin” dhe zhurmën e tyre ndaj kësaj Qeveria, të cilën duan “ta hanë të gjallë e me tesha veshur” si thotë populli.
Mjafton të dëgjohet fjalori i tyre, të përcillen me kujdes sjelljet e tyre dhe të shihen veprimet e tyre të përditshme.

Prandaj demokracinë e kemi të brishtë e të kalbur, prandaj jo vetëm nuk kemi të drejta të punëtorëve në sektorin privat, por kemi shtypje e diskriminim brutal, prandaj për çdo ditë publiku kosovar bombardohet me lajme e informata të rrejshme, me dezinformata e me analiza qe duken si injorante, por që në thelb janë në mbrojtje të krimit.

Lexo po ashtu:  Pse Berisha nuk foli kur u arrestuan dhjetëra njerëz pa u marrë në pyetje?

Tani, pasi u është ndalur zhvatja e pasurisë e pronës publike, e ngadalë por sigurtë, do t’u ndalet çdo mundësi hajnie, korrupcioni e zhvatje, do t’u dalin në sipërfaqe të gjitha krimet monstruoze të kryera tani e mbi 20 vjet, të cilat, dorën në zemër, po i zbulojnë vetë duke u ngutur të spiunojnë njëri-tjetrin para njëri-tjetrit, mu aushtu sikurse uji i detit nxjerr të gjitha ndyrësitë e hedhura në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *