E kuptoj gjendjen tuaj sepse edhe unë jam në të njëjtën gjendje, sepse edhe unë jam një i ri si ju. Por, ju lutem mos e braktisini Atdheun e të shkoni jashtë për shkakun e një grupi mafiozësh apo politikanësh hajdut që po e mbajnë peng gjithë popullin tonë. Ejani të behemi bashkë të gjithë si rini mbarë kombëtare, t’i bashkojmë dijet tona, forcat tona dhe t’i largojmë e dëbojmë këta matrapaz nga pozitat udhëheqëse dhe t’i kthejmë aty ku e kanë vendin hajdutët e injorantët e klasit të parë, sepse vetëm kështu e shpëtojmë veten dhe atdheun tonë përgjithmonë.
Pse duhet të ikim ne?
Çfarë turpi kemi bërë ne?!
Çfarë të keqe i kemi bërë vendit ne?
Çfarë? pa më thoni?!!
Asnjë të keqe.
Rinia është e ardhmja e çdo populli dhe kur një populli i ikën rinia i ka ikur e ardhmja. Unë nuk dua që populli shqiptar të ketë një fat të tillë.
Ata duhet të ikin rini e dashur ata. Ata, sepse nuk kanë lë gjë të keqe pa bërë në trojet tona për kaq vite sa kanë drejtuar, në fakt kanë rënuar gjithçka dhe jo drejtuar.
Ndryshe largimi i jonë nuk e zvogëlon këtë tragjedi kombëtare, por vetëm se i jep hapsirë edhe më shumë që kjo të zhvillohet e zgjerohet derisa të na shkatërroj përfundimisht!
Edhe unë shpeshherë e kam menduar dhe e mendoj idenë e largimit si shumica prej jush, dhe mendoj se edhe largimi “është një opcion apo zgjidhje momentale.” Mirëpo, ky është një opcion i përkohshëm, është një zgjidhje e përkohshme për ne.
Ne na duhet zgjidhje e përgjithshme dhe jo sa të shpëtojmë kokat tona!
Po çfarë do të bëhet me fatin e Atdheut tonë?!!
Atdheu pa ne është i vdekur, është i gjunjëzuar dhe i nënshtruar nga këto që mos qofshin kurrë.
A e meriton Atdheu ynë një ndëshkim të tillë?
A e meriton një braktisje të tillë prej nesh?
Jo. Në asnjë mënyrë nuk e meriton.
Dhe ne duhet gjithmonë t’i qëndrojmë pranë në çdo situatë.
Ju që keni ikur deri tani nëpër botë, uroj të jeni mirë kudo që jeni dhe jetoni. Por, porosia ime e vetme është; ATDHEUN KURRË MOS E HARRONI!
Ndërsa ne të tjerët që jemi ende këndej,në koordinim me ata që janë larg të reflektojmë sa më shpejt të jetë e mundur për ta shpëtuar veten dhe Atdheun tonë, sa nuk është bërë shumë vonë!
(Arflet Selmani)
Lexo po ashtu:  Po arrestohen të gjithë. Ministrat dhe kryebashkiakët t'i marrim nga Bangladeshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *