Pronari i orës në Kalifornisë që humbi Apple Watch, ndërsa bënte sërf në oqean tha se ora u kthye tek ai gjashtë muaj më vonë – dhe ende punon.
Robert Bainter tha se ishte në Huntington Beach rreth gjashtë muaj më parë kur një valë e madhe i mori orën.
Bainter tha se kërkoi orën duke përdorur aplikacionin “Find my iPhone” për ta vënë pajisjen në Modalitetin e humbur. Por pa sukses.
Ai tha se më në fund filloi të mendonte se kurrë nuk do ta shihte më orën e tij, derisa mori një telefonatë gjashtë muaj më vonë.
“Është ky djalosh që thotë, ‘hej nëse emri yt është Rob Bainter dhe ke humbur një Apple Watch kohët e fundit. Më bëj një telefonatë dhe nëse mund ta përshkruaje këtë unë do t’ua jap orën”, tha ai.
Ora u gjet rreth 3 milje në veri nga ku ishte humbur.
“Ai ishte në kërkim të guaskave dhe e gjeti orën atje. Ishte një ëndërr e vërtetë, nuk mund ta besoja!” Tha Bainter.
Ai tha se ishte i shokuar kur kishte zbuluar se Apple Watch ishte ende në gjendje të përsosur edhe pas 6 muajve në ujë.
“Funksionoi mirë, të gjitha informatat ishin atje, të gjitha aplikacionet ishin atje”, tha ai.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress