Protestuesit, e njohur si “Xhaketat e Verdha”, po protestojnë për të 24 javë me radhë në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

Në Paris, disa mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore. Në qytetin lindors, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Në përgjigje ndaj protestave, presidenti francez, Macron, ka njoftuar për shkurtimin e taksave për punëtorët e klasës së mesme dhe ka thënë se planifikon të mbyllë një kolegj të elitës franceze, ku shkollohen nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët, raporton AP.

Megjithatë, Macron ka premtuar se do të shtyjë përpara politikat pro-biznesore, të cilat po kundërshtohen nga protestuesit.

Protestuesit thonë se Macron po favorizon të pasurit dhe po kërkojnë që të rriten pagat dhe pensionet. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Gjysmë historiani – përsëritet historia! Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria! - Noli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *