Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Serbia ka shansin historik që të pajtohet me shqiptarët në Ballkan

-Këtë shans ia ka mundësuar Edi Rama(kryeministri aktual i Shqipërisë) përmes projektit “Ballkani i Hapur”.

Realisht, kryeministri Edi Rama ka edhe një shans që të justifikohet për “Ballkanin e Hapur”. E, ky është: – Nëse Qeveria e Ana Bërnabiqit dhe Kisha Ortodkse Serbe , do ta njihnin Republikën e pavarur të Kosovës, si dhe të drejtën e vetëvendosjes etnikumit autokton shqiptar në Bujanoc, në Medvegjë dhe në Preshevë.

Ky lloj kompromisi politik, do të ishte shansi historik i pajtimit të Serbisë me Shqipërinë dhe me shqiptarët në Ballakan.

Ndryshe, nëse nuk ndodh ky “shpërblim” politik për Edi Ramën, atëherë ky duhet ta braktisë paktin famëkeq “Ballkani i Hapur”, mbase ai nuk do të kalojë nëpër Kosovë në Detin Adriatik, pa e njohur paraprakisht Serbia si shtet të pavarur dhe sovran atë, si dhe pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

*** Ne botërisht i kemi thënë JO “Ballaknit të Hapur”-DALJES së Serbisë në Detin Adriak, të nëshkruar nga Edi Rama (kryeministri aktual shqiptar).

Mrëpo, Serbia me presidentin e saj në krye, Aleksandër Vuçiq, që e ka inicuar dhe miratuar një pakt të tillë ndërshtetëror me Shqipërinë e Edi Ramës ( i cili, në mënyrë arbitrare, pa e pyetur asnjë shqiptar, ka lidhur këtë akt tradhtie, vetëm që në Shqipëri të sjellë sa më shumë turistë serbë me biznese, me firma, me kompani, me turizëm, me ekonomi e tregti etj. ÇKA i ka premtuar Edi Ramës si kundërshpërblim , në emër të arritjes së ndonjë kompromisi politik mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Lexo po ashtu:  Mandat i ri, gjellë e vjetër

-Deri tash, Edi Rama nuk e ka kushtëzuar me asnjë kërkesë Qeverinë e Serbisë, në mënyrë që të aderonte dhe të nënshkruante paktin serbo-shqiptar-maqedon “Ballkani i Hapur”.


Kushti i domosdoshëm për “Ballkanin e Hapur”

-Edi Rama, para se ta nuhaste strajcën politike të Alekandër Vuçiqit për lidhjen e anshlusit “Ballkani i Hapur”, do të duhej t’ia paraqiste vetëm këtë KUSHT:

(!) Që qeveria e Ana Bërnabiqit dhe Kisha Ortodkse Serbe me mitropolitin e saj në krye, ta NJIHNIN REPUBLIKëN E PAVARUR TË KOSOVËS, SI DHE TË DREJTËN HISTORIKE DHE TË VETËVENDOSJES SË SHQIPOTARËVE NË PRESHEVË, NË BUJANOC E MEDVEGJË.

Kështu që, pas rrumbullakësimit të kësaj çështjeje të rëndësioshme për pajtimin historik të serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan, do të krijoheshin edhe kushtet dhe rrethanat normale, që edhe serbët pa pasaporta (vetëm me letërnjoftim) të dilnin në Adriatikun shqiptar për bizneset e tyre turistike, ekonomike e tregtare etj.

Nëse Serbia dhe Kisha Ortodokse nuk do të pranonin këtë KUSHT të domosdoshëm për të çuar më tej “Ballkanin e Hapur”, atëherë Edi Rama urgjnetisht, duhet të braktisë atë. Fundja, ky edhe do të ishte shpëtimi i Edi Ramës nga pozitat e tradhtisë kombëtare shqiptare.

Lexo po ashtu:  ANALIZA E CNN: Humbja e Trump do të jetë edhe humbja e Putinit!

Kryeministri Edi Rama ia hapi portat dhe të gjitha rrugët Serbisë, që pa luftë, pa agresion dhe pa viktima, të dalë në Detin Adriatik. Këtë kryevepër politike vetëm në interesin nacional dhe shtetëror të Serbisë pushtuese dhe hegjemoniste, nuk ka mundur ta realizojë asnjë lider politik i Serbisë (1912-2022).

Prandaj, në një artikull të djeshëm, nuk e propozova kot që Serbia ta nominojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për “Çmimin Nobël” për paqe, derisa Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq kanë pranuar lidhjen e paktit “Ballkani i Hapur” me Shqipërinë, që ndër tjera, do të thotë daljen e Serbisë në Detin Adriatik.

Natyrisht, ky koncesion politik , gjeostrategjik dhe gjeopolitik nuk është i pranueshëm nga shqiptarët, sepse, ipso facto paragjykon rikthimin pushtues kolonizues dhe gjenocidal të Serbisë jo vetëm në Bregdetin Adriatik të Shqipërisë, por, në të gjitha territoret historike autoktone të Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ilirik. Këtë projekt, ne nuk do ta pranojmë kurrë, ashtu siç nuk e kmi pranuar këtu e më se 100 vjet më parë, thjesht për faktin se, nuk duam serbizimin-sllavizimin e Bregdetit tonë ilir të Agronit dhe të Teutës.

Lexo po ashtu:  Disa prapaskena në prag të zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente

Ndërkaq, ky është koncesion i papritur , edhe për politikën zyrtare të Beogradit, edhe për fqinjtë në rajon (sepse pa u konsultuar dhe, pa marrë edhe pëlqimin e Republikës së Kosovës), ngase Edi Rama u dakrodua me presidentin serb Aleksanër Vuçiq, që përmes “Ballkanit të Hapur”, Serbia të dalë në Detin Adriatik, i cili me këtë rast ka rënë në pozita tradhtie, pasiqë anashakloi Kosovëm, duke qenë se shpërfilli interesat vitale strategjike shtetërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan, duke goditur kështu, edhe interesat e rëndësishme strategjike dhe gjeopolitike të Amerikës dhe të NATO-s në sferën e “Ballkanit Perëndimor”.
Së fundi, nëse Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe duan përbashkësi dhe të jetojnë në paqe me shqiptarët dhe me Shqipërinë Etnike, atëherë, që tash kanë gjasët që dalin në Detin Adriatik, nëse PARAPRAKISHT e njohin Republikën e pavarur të Kosovës dhe të DREJTËN E VETËVENDOSJES shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës.

Ndryshe, kurrë nuk do të ketë “Dobro Jutro Jadransko More !”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *