Psikologët janë specialistë që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të kapërcejmë frikën dhe të rregullojmë ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm. Por ata janë gjithashtu qenie njerëzore dhe ndonjëherë duhet të përballen edhe me stresin.

Ky artikull do t’ju tregojë disa metoda që përdorin edhe profesionistët për të ndihmuar në uljen e stresit.

  1. Shkruani gjithçka që ju vjen në mendje.

Ky proces krijues sipas psikologëve është vërtet i dobishëm sepse bën që ne të harrojmë problemet, duke bërë që truri të ndihet më i relaksuar dhe tensioni ulet. Pas kësaj, ekspertët shprehen se ju mund t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

  1. Përzgjidhni përbërësit që blini për një pjatë që dëshironi të gatuani.

Shumë persona kur ndihen në stres përpiqen të konumojnë diçka për të luftuar atë çfarë po mendojnë apo ndiejnë në një moment të caktuar. Ekpertët thonë se stresi mund përballohet më mirë kur konsumohen gjëra të shëndetshme, ndaj këshillohet që të przgjidhni me kujdes përbërësit teksa gatuani një recetë që ju pëlqen. I gjithë ky proces do ju bëjë të ndiheni më të qetë.

  1. Ju gjithshtu mund të vendosni në lëvizje muskujt tuaj.
Lexo po ashtu:  FATI YT SOT, HOROSKOPI 31 MAJ 2020

Psikoterapisti amerikan Kevin Chapman përdor dhe sugjeron metodën e relaksimit progresiv të muskujve që u zhvillua në vitin 1920. Ideja është e thjeshtë: pas çdo tensioni të fortë, vjen një relaksim i fortë. Do të thotë që duhet të shtrëngoni muskujt e kyçeve për 10 sekonda dhe më pas të fokusoheni në ndjenjën e relaksimit për 20 sekonda.

  1. Reagoni pozitivisht ose mos reagoni fare.

Një reagim pozitiv ndaj një situate negative ndihmon në shmangien e stresit dhe madje edhe për të marrë përvojë nëse e trajtoni atë si një sfidë.

  1. Ndaloni për një moment rrjedhën e mendimeve tuaja.

Kjo nënkupton se ju nuk duhet të mbingarkoni veten me mendime për çdo gjë. Sapo të gjeni veten duke menduar për çdogjë përpiquni të fokusohuni në diçka që ju bën të ndiheni më mirë për një moment.

  1. Vendosni një orë për hobin tuaj dhe gjërat që ju pëlqejnë.

Psikoterapistja Amy Przeworski rekomandon që të keni një periudhë kohe kur mund të bëni gjithçka që dëshironi. Lexoni, vizatoni, gatuani, ushtroni – çfarëdo që ju bën të lumtur. Asnjë punë, pa përgjegjësi, pa mendime negative, nuk duhet të ketë asgjë që ju shqetëson përgjatë këtij momenti.

  1. Stimuloni nervat tuaja.
Lexo po ashtu:  Mos u bëj budalla, rri në shtëpi

Një psikolog tjetër sugjeron një metodë të pazakontë, por efektive të bazuar në fiziologji. Prekni buzët tuaja me gihtin tregues. Kjo lëvizje prek nervat e vendosura në sipërfaqen e buzëve, gjë që stimulon sistemin nervor parasimpatik dhe ju ndihmon të qetësoheni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *