Media të ndryshme raportojnë për negociata secrete mes Perëndimit dhe Rusisë në kontekstin e vlerësimeve se diplomacia dypalëshe mes Kremlinit dhe Kievit nuk mjafton. Në një raport të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se është vendosur përfshirja e njerëzve që kanë një histori marrëdhëniesh me presidentin rus, Vladimir Putin. Portal kroar “index.hr” shkruan se mes njerëzve që konsiderohen si negociatorë potencialë me Putinin është edhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Për Kolindën ky është testi përfundimtar për pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. nëse ajo përmbyll me sukses negociatat, është e vështirë të imagjinohet se ky pozicion mund t’i përkasë dikujt tjetër, citon burime të vetat portali kroat.

Media në fjale sugjeron se Kitaroviç është zgjedhur nga një rreth I ngushtë diplomatësh europianë për shkak të besimit që ajo gëzon te Putin.

Lexo po ashtu:  A ishte memoriali për “viktimat e Gylenit” kusht që Erdogan ta pres Ramën në takim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *