Nuk mund të ketë asgjë më pak të parashikueshme sesa ngjyra e periodave. Ngjyra e gjakut të menstruacioneve përcaktohet nga sa kohë ka mbetur gjaku në mitër dhe vaginë. Por duhet mbajtur parasysh se kohëzgjatja, rrjedhja e gjakur dhe madje ngjyra e mestruacioneve është shumë individuale. Ekspertët shprehen se periodat shpeh fillojnë të jenë rozë ditën e parë, pastaj kthehen në të kuqe të ndezur për disa ditë, duke u ndjekur nga ngjyra e kafe ose e zezë përgjatë përfundimit të ciklit.

Të gjitha këto ngjyra tregojnë diçka për shëndetin dhe bazuar tek fjala e ekspertëve ato ndahen:

Perioda me gjak rozë

Gjaku rozë është zakonisht i pranishëm në fillimin e menstruacioneve pasi gjaku përzihet me mukozën vaginale dhe sekrecionet, duke e bërë atë një nuancë më të lehtë.

Perioda me ngjyrë të kuqe

Ashtu si ngjyra rozë, gjaku i kuq i ndezur zakonisht shihet në fillim të menstruacioneve. Ndërsa mitra tkurret, gjaku derdhet më shpejt ndërsa cikli vazhdon. Kjo e bën gjakun një ngjyrë të kuqe, pasi nuk oksidohet për shkak të rrjedhjes të shpejtë.

Lexo po ashtu:  Aurela Gaçe u drejtohet vajzave: "Mos lejo të të mbyllin në muret e kufizuar të mendjeve të frikësuara”

Perioda në ngjyrë të kuqe të errët

Gjaku errësohet me kalimin e ditëve të ciklit. Gjaku i kuq i errët shihet më shpesh në mëngjes ose pasi keni qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë, sa më e gjatë të jetë koha që i duhet gjakut për të kaluar në mitër, aq më shumë kohë duhet që ai të oksidohet.

Gjaku i periodave kaf

Gjaku i periudhës kafe zakonisht shihet në fund të menstruacioneve, pak para se gjakderdhja të ndalet plotësisht. Gjaku mund të duket i errët – kafe apo edhe i zi – nëse është dashur më shumë kohë për të dalë nga vagina.  Nëse vëreni sekrecione kafe në fillim të menstruacioneve, ka të ngjarë të jetë vetëm gjak që ka mbetur nga cikli i mëparshëm. Nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Gjaku i periodave ka ngjyrë të zezë

Megjithëse kjo mund të duket alarmante, nuk është një arsye për panik. Gjaku i kuq që bëhet i zi nënkupton që gjaku është oksiduar. Ky gjak ka qenë në mitrër për një kohë dhe emërtohet ndryshe edhe “gjak i vjetër”.

Lexo po ashtu:  “Deputetja më e bukur në Ballkan”, gazeta gjermane vlerëson shqiptaren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *