Presidenti i vjetër është presidenti i ri. Për të, pyetja e parë është se a dëshiron të dërgojë vendin në Bashkimin Evropian. Sepse lufta në Ukrainë Beogradit i sjell oferta të majme nga Brukseli, shkruan Folkner Wagner nga zyra editoriale e Deutsche Welle-s.

“Se, a ka pritur ndokush tjetër rezultat? Aleksandër Vuçiç, fytyra bebushe gjigande, fitoi zgjedhjet. Presidenti i vjetër, president i ri. Atë e përshkruajnë si autokrat ose drejtor të ‘demokracisë hibride’ dhe kështu duke u përpjekur për ta delegjitimuar – por receta e suksesit të këtij njeriu të pushtetshëm i cili ka qenë duke ecur në funksion mbi funksion për dhjetë vite ka të bëjë me ekonominë”, shkruan DW.

“GPD-ja e Serbisë është rritur, lakmueshëm, për 40 përqind në pesë vitet e fundit. Papunësia ka rënë, borxhi i qeverisë është mbajtur nën limite, dhe rezervat e shkëmbimit me jashtë janë të bollshme”, vazhdon të komentojë Deutsche Welle.

Derisa e quan Vuçiçin “stabilokrat të sharë” dhe i cili i “shtyp mediat”, dikush që “punëson në baza partiake”, dhe e “kontrollon policinë, shërbimin sekret dhe gjyqësinë”, DW analizon se si funksionon partia e Vuçiçit.

Lexo po ashtu:  FMN kundër amnistisë fiskale/ PS nuk tërhiqet

“Politika e SNS është politike e ‘kapi të gjitha’, që kalon gjithkë dhe gjithçka”, konsideron media publike gjermane.

“Ai opozitën e bëri gjugje dhe nacionalistët ekstremë i margjinalizoi. Programi i SNS-së quhet Vuçiç, dhe e vetmja ideologji është pushteti”.

Por, rikutjon DW, tani Vuçiçit i mbetet të zgjedh, “Brukselin apo Moskën”.

“Afërsia e Beogradit me Moskën, shpesh e përshkruar si ‘dashuri patologjike’, tani është vënë në test me luftën në Ukrainë”, vazhdon më tej shkrimi.

“Fali se nuk e dinë ç’bëjnë, mund ta parafrazojmë. Vuçiç, sikurse Tito në të kaluarën, rrëshqet mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga rusët, si të themi, miqtë e ngushtë, gazi vjen me çmimin më të lirë, por Beogradi ka qenë duke u ushqyer nga Brukseli qe 15 vite – 3 miliardë euro deri më tani. Hyrja në BE po negociohet për 8 vite, ngadalë, por me joshje”, thotë zyra editoriale e mediumit gjerman.

“Miqtë sllavë janë të dashur për Beogradin. Vëllezërit ortodoksë kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovën në OKB për një kohë të gjatë. Beogradi nuk ka hequr dorë nga ‘djepi i serbësisë’ [Kosova], anipse ajo ka qenë de fakto e pavarur qe shumë kohë dhe pranohet nga gjysma e vendeve të botës”.

Lexo po ashtu:  Jashari vazhdon postimet për Lushtakun, "Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla" - Poston incizimet me Adem Grabovcin ku përmendet familja e tij

“Prandaj, nuk është çudi që Vuçiç po mbështet në heshtje rezolutat e OKB-së kundër Moskës. Ai hodhi poshtë sanksionet, por atëherë rregullat e fushatës zgjedhore në Serbi ishin në fuqi. Tani votat janë numëruar, Vuçiç fuqishëm ka marrë mbështetje”.

“Tani e tutje, pyetja e vetme është se çfarë do të ndodhë me atë mbështetje? Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës hapi një ofertë zbritjeje për Beogradin nga Brukseli. Është një shans historik. Serbia duhet të jetë evropiane dhe evropiane. Kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin”, përfundon komentimi i Deutsche Welle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *