Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por ka gjasa që të mbetet te Paris Saint-Germaini, shkruan “Goal”. Mësohet se Mbappe pritet ta shqyrtojë edhe ofertën e fundit të Parisit përpara se përfundimisht të vendosë për të ardhmen.

Ai deri më tani ka refuzuar ofertat e klubit francez pasi ka qenë i vendosur për t’u larguar nga PSG-ja në fund të sezonit.

Mbappe ka kontratë me Parisin deri në verë, ndërsa më herët është raportuar se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.

Mbappe 23-vjeçar këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 20 asistime në 38 paraqitje për Parisin, ekip të cilit iu bashkua nga Monaco në vitin 2018.

 

Lexo po ashtu:  Historia e Kombëtares sonë Shqiptare, pjesë e festivalit në Kaliforni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *