Mit apo fakt? Nëse qëndroni shtrirë në shtrat mjaftueshëm, do të bini në gjumë

Mit. Të shtrihesh në shtrat, edhe me sy të mbyllur, për më shumë se 15 deri në 20 minuta është një nga gjërat më të këqija që mund të bësh, sepse kjo stërvit trurin që ta lidh shtratin me mungesën e gjumit. Kjo mund të çojë në pagjumësi kronike, tha Michael Grandner, një psikolog klinik dhe ekspert i gjumit.

Mit apo fakt? Nuk duhet ta kontrolloni telefonin nëse zgjoheni natën

Ky është një fakt. Shmangia e telefonave (ose çdo pajisje elektrike që lëshon dritë blu) nga dhoma e gjumit një orë ose më shumë para gjumit dhe gjatë gjithë natës është një domosdoshmëri për një gjumë të mirë, thonë ekspertët.

Mit apo fakt? Nuk duhet ta lini qenin ose macen tuaj të flejë në shtrat me ju

Në fakt, varet. Jo shumë kohë më parë, përgjigjja nga çdo ekspert i gjumit do të ishte një jo përfundimtare. Por sot, disa ekspertë po shohin përfitimet e të fjeturit me kafshë, të paktën për një grup të zgjedhur njerëzish.

Lexo po ashtu:  Këshillat që duhen ndjekur për të pasur një zemër të shëndetshme

Mit apo fakt: Ushtrimet në mbrëmje do të prishin gjumin

Ky është një mit. Tani të dhënat tregojnë se stërvitja në çdo kohë është e nevojshme për shkak të gjitha përfitimeve mjekësore duke ndihmuar në uljen e stresit, gjë që ndihmon me gjumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *