Shkruan: Qerim Raqi

Të dëbuar jemi ne- të mallkuar
Jo shtëpi, por vetëm një ekzil është vendi ku erdhëm ( Bertold Brecht )

Një pjesë e rëndësishme e letërsisë së përbotshme, ndoshta pjesa më e mirë e saj, është shkruar në ekzil. Edward W. Said, shkrimtari dhe kritiku i njohur palestinezo-amerikan, thekson se kultura moderne perëndimore në të shumtën është produkt i të dëbuarve nga atdheu, emigrantëve, refugjatëve, pra është kulturë (letërsi) ekstraterritoriale, siç thekson edhe George Stein.

Në këtë rrafsh qëndron edhe letërsia shqipe, sidomos letërsia e mërgimit, si të thuash, e mërgimit modern, e këtyre dy -tri dekadave të fundit, të shkrimtarëve që krijojnë në mërgim, disa prej të cilëve kanë shkëlqyer duke shkruar në gjuhën vendëse, ndërkaq disa të tjerë duke i ndenjur besnik gjuhës amtare, pra gjuhës shqipe, dhe rrejdhimisht i përkasin letërsisë shqipe.
Prurjet më të theksuara moderniste janë nga kjo kategori krijuesish, prirje që hetohet edhe në poezinë e Entela Tabakut dhe Shqiptar Osekut, dy poetëve gjithsesi interesantë dhe të veçantë, krijimtarinë e të cilëve është rrekur ta prezentojë, interpretojë edhe analizojë autori Qerim Kryeziu në librin e tij më të ri me tiull “Dy poetë dhe një univers frymëzimi” ( botoi , “ Artini” Prishtinë, 2022 ). Vetëm ca muaj më parë, në po këtë shtëpi botuese, Q Kryeziu botoi librin e tij të parë me kritika, vështrime, artikuj, intervista, trajtesa, me titull:” Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata” në të cilin autori do të përmbledh shënime e analiza publicistike rreth një varg fenomenesh e ngjarjesh kulturore e artistike të mërgatës sonë këtu, dhe të një varg personalitetesh.

Ndër suedezët ai do të shkruaj për albanologun Ullmar Quick, për shkrimtarin Per Olof Enquist, për poetin Tomas Tranströmer, për veprën e Thomas Nydahlit, duke vijuar pastaj me shkrimet dhe prezentimet e nje varg krijuesish shqiptarë: poetë, përkthyesë, muzicientë, regjisorë, piktorë, aktorë, historianë, veprimtarë që jetojnë në Suedi, por edhe në mbarë hapësirën shqiptare të cilët autori ka pasur fatin t’ i takojë dhe t’ i intervistojë.

Lexo po ashtu:  Ishin kanë nân vllazën. E kishin pasë ni motër, pas vdekjes motra shndërrohet në qyqe 

Së këndejmi në librin e parë “ Refleksione…” Q, Kryeziu do të merret edhe me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, duke prezentuar për lexuesin e gjerë disa nga veprat e Kadaresë që janë botuar në gjuhën suedeze; Kryeziu e përcjell me vëmendje botimin e veprave të Kadaresë në suedisht që nga vepra e parë, prezenton shkrurtimisht secilën vepër të botuar në suedisht, duke e shprehur njëkohësisht edhe entuziazmin, admirimin e tij për shkrimtarin tonë më të njohur në botë. Në librin e tij “ Reflektime…” Kryeziu ka dy shkrime rrerh përkthimeve e botimeve në suedisht të veprave të Kadaresë ; së pari shkrimin me titull “ Ismail Kadare në 85 vjetorin e lindjes dhe 48 vjetorin e përkthimit të tij në suedisht”, ku flet dhe prezenton të gjitha veprat e Kadaresë të përthyera në suedisht, dhe shkrimin tjetër me titull “ Një Franc Kafkë shqiptar” ku prezenton para lexuesit tri veprat më të fundit të Kadaresë të ribotuara në suedisht.

Në librin tjetër “ Dy poetë një univers frymëzimi”, Q Kryeziu mëton të trajtojë, analizojë krijimtarinë poetike të dy poetëve, Entelës dhe Shqiptarit , si një objekt i vetëm trajtimi, si një botë poetike e shkrirë në një, apo si një frymëzim i njëjtë, siç theson ai në parathënien e tij, duke dhënë edhe arsyetimin e një qasjeje të tillë: “Arsyeja e trajrimit të tillë ishte universi i frymëzimit, që në këtë rast në vëllimin e tyre të përbashkët është i njëjtë”.
Dhe universi poetik i këtyre dy poetëve është mërgimi, por i trajtuar në një mënyrë të re, krejt të veçantë në lerërsinë tonë, element ky që Kryeziu do ta theksojë e konstatojë, por edhe do ta konkretizojë me shembuj.

Në qendër të analizës dhe interpretimit të autorit do të jenë kryesisht veçoritë tematike e herë- herë figurative të poetëve në fjalë , veçoritë e shprehjes ,të ligjërimit poetik, por libri përmban edhe shkrime të tjera rreth këtyre autorëve, intervista , shënime, jetshkrime që ,në njëfarë mënyre, e zgjerojnë gamën e analizës së tij dhe e kompletojnë para lexuesit profilin krijues të poetëve, jo vetëm si poetë e krijues, por edhe veprimtarinë e tyre të gjithanshme kulturore e kombëtare. Ky pikëvështrim, kjo perspektivë do t’ i mundësojë autorit Kryeziu që t’ i qaset veprës nga një këndvështim i mëvetësisëm interpretues, duke e perceptuar veprën letrare në relacion e ndërvarësi me faktorët jashtëletrarë. Siç thekson edhe studjuesi , Edward W. Said, interpretimi i teksteve të ekzilit nuk duhet kurrë të reduktohet vetëm në “ textin”, por duhet bërë përpjekje për të ndërlidhur tekstin letrar me përvojën e autorit, letërsinë me jetën.

Lexo po ashtu:  O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!

Në këtë pikëvështrim Kryeziu në analizën e interpretimin e tij nuk e veçon veprën vetëm si një fenomen letrar, por e shikon në një kontekst më të gjerë, duke nxjerrë në pah edhe kvalitetet ekstratekstuale të autorëve në fjalë; teksti dhe konteksti këtu janë në një lidhje të pandashme e dialektike.

Tek poezia e Entelës , ai do të trajtojë gamën tematike, dhe vlerat e vargut, do të interpretojë disa poezi të saj, duke u ndaluar posaqërisht në poezinë “ child” që sipas gjykimit të autorit është poezia më e arrirë e saj në librin “ Enciklopodia e mërgimit”
E njëjta pikënisje dhe pikëvështrim është edhe për poezinë e Shqiptarit ; njëherë inrerpreron disa poezi të tij , duke u përqëndruar pastaj në vlerat ideotematike dhe stilistike të poezisë “ fatthënie” të cilën e quan edhe një lloj eseje poetike, reflektimet e tij rreth synimit të poetit për të artikuluar poetikisht fenomenin e mërgimit, por do t’ a veçojë e analizojë më thellë poezinë “ green border” duke shpalosur vlerat e kësaj poezie dhe karakteristikat e vargut të Osekut, bënë një analizë më të thelluar të imazheve poetike, duke e vlerësuar si poezinë më të arrirë artistikisht të këtij krijuesi: “ mërgimi si plak në mbrëmjen në park, qenushi bredharak që qortonte plakun hutaq, janë parabolat metaforike, krahasimet e simbolet më estetike që kam lexuar në një poezi që ka për motiv mërgimin, boshllëkun, vetminë, kotësinë e kalueshmërinë e kësaj jete” thekson Kryeziu.

Lexo po ashtu:  “Njëra ndër bekimet e miqësisë së vjetër është se me ta mund të bësh edhe budallallëqe.”

Është e kuptueshme se Kryeziut i pëlqen poezia e Shqiptarit dhe Entelës, ai është rrëmbyer nga bota e tyre poetike, dhe nga mënyra e trajtimit të temës së mërgimit, ngase i duket se, poetët në fjalë, kanë artikuluar poetikisht dramën tonë kombëtare, dhembjen tonë, duke e vlerësuar veprën “Enciklopedia e mërgimit, që mua më kujton “ Anatominë e Mërgimit ‘ të Paul Taboris-it, si një enciklopedi e dhembjes, Kërkimin dhe rrugëtimin imagjinar të poetëve, kritiku Q. Kryezi e sheh si një rrugëtim ku edhe vetë bënë pjesë, sikurse edhe bashkëkombasit e tij këtu. Duke e lexuar me vëmendje poezinë e tyre, dhe duke gjykuar e analizuar thellë, atij do t’ i duket sikur edhe vetë rrugëton nëpër një vend të njohur, në një relief a topografi shpirtërore të përbashkët, sikur gjenë të vetmën strehë tek poezia ( e mërgimit ), tek gjuha poetike që shpeh gjendjen shpirtërore të mërgimtarit, përmes projekcionit të ndjenjës të shkrirë dhe të sublimuar në figurën, për t’ ju afruar kështu më shumë qendrës së idealit të tij, ngase siç ka thënë Joseph Brodsky vetë “Letërsia është një fjalor i gjuhës në të cilin jeta i flet njeriut.

Duhet thënë se me dy veprat e botuara brenda një kohe të shkurtër , Qerim Kryeziu e ka pasuruar fondin e kulturës shqiptare të mërgatës sonë këtu, ka dhënë një thesar të çmuar jo vetëm në prezentimin e shumë krijuesve, por edhe në shkrimin publicistik e analizën e fenomeneve brenda hapësirës letrare e sociokulturore të mërgatës sonë këtu, por edhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *