Gjatë fjalës së tij në Kongresin e partisë, kryeministri i vendit Edi Rama, ndër të tjera tha:

Sa i përket atij që ju e quani president dua të nënvizoj se gjykata Kushtetuese pranoi se kishte shkelur kushtetutën. Por dua të shtoj se Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se çfarë bën pastaj pasi të ikë nga presidenca nuk më intereson. Por më intereson që koha e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt dhe të ikë nga ajo zyrë dhe ky turp të mbesë në të kaluarën. Nuk kam problem për turet që njofton ai, se është një turp.

Pra presidenti i Republikës, i propozuar si zgjedhje strategjike nga PS-ja dhe z. Rama, sot është një turp. Që të mos e zgjasim: Shqipëria e sotme është bërë për turp nga shqiptarët, nga të gjithë ne dhe shëmtia jonë totale. Historia e këtij vendi mund të ketë turp nesër nga Ne, nga periudha jonë,  ardhmja mund të ketë turp dhe pasojat tona. Por që Edi Rama të ketë turp!!! Çfarë nuk bën vaki xhanëm, qoftë edhe sepse atij tani i leverdis turpi nga Ilir Meta.

Lexo po ashtu:  Haliti e Haxhiu thanë se një delegacion i LDK-së i kishte kërkuar Clintonit të mos e njohë UÇK-në, reagon ashpër Surroi: Krejtësisht e pavërtetë

Ndonëse ne nuk jemi aq budallenj sa mos të kuptojmë se Edi Rama dhe Ilir Meta janë njësoj, identikë, vëllezër, lagjarë dhe komshinj të thesit të buxhetit. Nuk mund të fshihet më gjë në këtë vend. I vetmi turp që ka mbetur këtu është të bësh si i ndershëm.

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *