12 fraza nga Pablo Neruda

I cilësuar nga Gabriel García Márquez si “poeti më i rëndësishëm i shek. XX në çfarëdo gjuhe”, kiliani Pablo Neruda (me emër Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto) ishte përpos edhe një shkrimtar, një aktivist i shquar politik, diplomat dhe komunist militant që jetoi për një kohë i mërguar. Në 1971 mori çmimin Nobel për letërsinë. Në përvjetorin e ditëlindjes, (12 korrik 1904 – 23 shtator 1973) po e nderojmë më një homazh të disa prej frazave të tij më të mira.

“Asgjëja na ndan, asgjëja na bashkon.”

“I dashuroj këmbët e tua, sepse u endën mbi tokë, dhe mbi erë, dhe mbi ujë, derisa më gjetën.”

“Mund t’i presin të gjitha lulet, por s’mund të ndalojnë pranverën.”

“Është kaq e shkurtër dashuria dhe kaq e gjatë harresa.”

“Më pëlqen kur hesht, sepse ndihet mungesa jote.”

“Nga të gjitha anët mbijnë farat, të gjitha idetë janë ekzotike, shpresojmë çdo ditë ndryshime të thella, jetojmë me entuziazëm mutacionin e rendit njerëzor.”

Lexo po ashtu:  Fragmenti më i bukur i shkruar ndonjëherë për babanë nga Fabio Volo

“Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.”

“Ka një farë kënaqësie tek çmenduria që vetëm i çmenduri e di.”

“Fëmija që nuk luan, nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan ka humbur përgjithmonë fëmijën që dikur jetonte tek ai dhe për të cilin do ta marrë malli.”

“Ne poetët urrejmë urrejtjen dhe i shpallim luftë luftës.”

“Më ndodh që lodhem të jem njeri.”

“Kush e zbulon kush jam, do të zbulojë kush është.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *