Ish-kreu i komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit. Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO për arsye të ndryshme. Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

“…në fund lufta u shndërrua në negociatë e cila kur mbaroi Finlanda dha 10% të territorit. Por vazhdoi si vend sovran dhe pranuan pozicionin e neutralitetit. Dhe sinqerisht mendoj se kjo situatë mund të shkojë po ashtu. Ka shumë mundësi të tjera. Do të thosha se ka një shans 60-65% që do të shohin një mbyllje me negociata që i jep Putinit kontroll mbi 10-15% të Ukrainës, por pjesa tjetër vazhdon si vend sovran.

Zelenskiy qëndron president dhe ukraniasit vendosin për vete, në këtë moment neutraliteti bën më shumë kuptim. Meqë ra fjala çdokush do ta urrejë marrëveshjen në fjalë.

Putin, sepse e di që ka dështuar në objektivin real të pushtimit të plotë, Zelenskiy sepse do të jetë presidenti që lëshoi 15% të territorit dhe Perëndimi sepse do të duhet të anullojë disa sanksione. Pra të gjithë do ta urrejnë, por kështu mbarojnë shpesh luftërat,” është shprehur Stavridis.

Lexo po ashtu:  Vatikani merr vendim: Priftërinjtë nuk lejohen të bekojnë lidhje apo martesa të së njëjtës gjini

Ai e ka cilësuar si befasues nivelin operacional të ushtrisë ruse dhe dështimin e saj të sikletshëm në planifikim dhe logjisitikë. Në fakt ky është një element që ka rënë në sy të të gjithë vëzhguesve dhe padyshim që e dëmton më shumë se çdo gjë tjetër kredibilitetin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *