Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden, të vendosë Rusinë në listën e zezë të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën as gjatë Luftës së Ftohtë.

Lajmin e bën të ditur Washington Post, duke cituar burime në dijeni me kërkesën.

Kjo e fundit u bë nga udhëheqësi ukrainas gjatë bisedës telefonike dy ditë më parë dhe Biden u përgjigj se do të shqyrtojë një sërë opsionesh për të rritur presionin ndaj Moskës.

Vendosja në listën e zezë nënkupton saknsione të shtuara, përfshirë edhe kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

Propozimi i Zelensky-t vjen ndërsa Uashingtoni kërkon të mbajë së bashku rrjetin e brishtë të aleancave mes rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit në rritje që janë përkeqësuar nga sanksionet e paprecedenta kundër Rusisë.

Që nga viti 1979, administratat republikane dhe demokrate e kanë përdorur përcaktimin e terrorit me masë, duke e përdorur vetëm për një pjesë të vogël të shteteve të pafavorshme ku Shtetet e Bashkuara kanë interesa të kufizuara.

Lexo po ashtu:  Ambasadori amerikan, Hovenier: Vizita reflekton partneritetin e qëndrueshëm mes SHBA-së dhe Kosovës

Etnë këtë listë futen vendet që “kanë ofruar në mënyrë të përsëritur mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar”. Lista aktualisht përmban katër vende: Koreja e Veriut, Kuba, Irani dhe Siria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *