“Tek e ëma” është një ndër poezitë më të bukura dhe njëkohësisht më prekëset nga autori i mirënjohur, Dritëro Agolli. Është një poezi që trajton raportin fëmijë-prind, e sidomos raportin fëmijë-nënë. Bëhet fjala për një fëmijë që nuk e vizitonte nënën aq kohë sa ishte gjallë, por tashmë që ajo ka ndërruar jetë, i shkon çdo javë në varreza. Sa e sa fëmijë ka të tillë që i braktisin prindërit, disa me vullnet të plotë e disa nga nevoja, që pendohen pastaj kur prindërit vdesin se nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur. Prindërit janë personat më me vlerë që kemi në jetë. Të gjithë ne duhet t’i dhurojmë sa më shumë dashuri sa i kemi gjallë, pasi dihet se janë të përkohshëm dhe një ditë nuk do i kemi më pranë nesh.

“Tek e ëma”

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Lexo po ashtu:  Në Francë nëse uebsajtet nuk heqin një përmbajtje të konsideruar të jashtëligjshme gjobiten me 1 milionë euro

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *