Të tjera përleshje të dhunshme u shënuan mëngjesin e sotëm në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ku policia izraelite ndërhyri pasi të rinj palestinezë hodhën gurë drejt portës së kompleksit ku ishin vendosur forcat e rendit.

Menjëherë pas kësaj, policët izraelitë u përgjigjën me plumba gome e gaz lotsjellës, ndërsa ka edhe raporte për të lënduar.

Rikthimi i dhunës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami, vizita që nga palestinezët u panë si provokim. Gjatë javës së kaluar, palestinezët dhe policia izraelite vazhdimisht janë përleshur në këtë vend, teksa tensionet janë rritur pas një serie sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit dhe arrestimeve dhe bastisjeve të kryera nga Izraeli në Bregun e okupuar Perëndimor.

Tre raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në Izrael. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan reagoi më herët duke e paralajmëruar shtetin hebre, duke thënë se në këtë periudhë të ndjeshme, “nuk do të lejojmë provokimet dhe kërcënimet kundër statusit të xhamisë Al-Aksa”.

Lexo po ashtu:  KANCELARI AUSTRIAK KRAH SHQIPËRISË, “Edi ka të drejtë, ka shumë sfida!”

Lideri turk përsëriti thirrjet e tij që të gjithë “të bëjnë të gjitha përpjekjet” që ky vend shpirtëror dhe i shenjtë të ruhet.Rikthimi i dhunës ka rritur frikën se mund të përsëriten ngjarjet e vitit të kaluar, kur protestat dhe dhuna në Jerusalem u përshkallëzuan, duke çuar në një luftë 11-ditore në Gaza dhe në Izrael. Dhjetëra-mijëra besimtarë myslimanë pritet të vizitojnë xhaminë Al-Aksa në lutjet e së premtes, teksa besimtarët po shënojnë edhe Muajin e shenjtë të Ramazanit. Top Chanel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *