Imami i xhamisë së qytetit të Klinës, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka bërë të ditur se nuk e di se kush ia ka lënë zarfin me para te dera e shtëpisë. Ai tha se në zarf vetëm shkruante që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë.

“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro. Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, ka shkruar hoxha Blerim Musliu.

Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para.

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”, shkroi hoxha.

Lexo po ashtu:  E vlerësuar si një ndër fotot më të trishta në botë, e dini se cili është kuptimi i saj?

Postimi i plotë:

Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi

Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.
E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.

Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.

Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *