Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën sot në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Zelensky ka folur për situatën në Ukrainë, fëmijët e vrarë dhe situatën në Mariupol.

“Të nderuar, populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot I japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim”, tha ai.

Zelensky është shprehur mirënjohës për hapat konkretë që vendi ynë po ndërmerr për Ukrainën.

“Populli shqiptar më kujton Nënë Terezën”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu:  Revista gjermane “Migazin”: Përse Bavaria i trajton shtetasit e Kosovës si shtetas serbë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *