Kancelari austriak Karl Nechamer ka deklaruar gjatë takimit të Partive Popullore Europiane se propozimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një këshilli politik me vendet që presin të anëtarësohen në BE, mund të provokojë dëme të karakterit strategjik. Propozimi i Macron ishte refleks i situatës në Ukrainë dhe duke qenë se anëtarësimi i këtij vendi u kërkua menjëherë, lideri francez bëri atë që di të bëjë më mirë: dha iluzionin e shpresës me një marifet burokratik.

Për Nechamer vendosja e përparësive mund të sjellë probleme strategjike.

Nëse kandidaturës së Ukrainës i jepet perspektiva e shpresës dhe hezitohet për Ballkanin Perëndimor, atëherë rajoni nuk do ta kuptojë këtë. Ka shumë angazhim në rajon dhe ne duhet ta marrim seriozisht atë. Unë jam kryeminstri i parë nga një vend i BE-së që vizitoj Ballkanin pas një kohe të gjatë. Kjo duhet të ndryshojë, për shkak se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm gjeopolitikisht po aq sa Ukraina, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kurti, homazhe në Krushë të Madhe: “Bacës Ukë, profesorit Ukshin Hoti, i kemi borxh aq shumë, pasi të gjitha veprat e tij janë vepra për përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *