Dikur ishte presioni mbi Kosovën, sa i përket dialogut. Tash presioni është mbi Serbinë.
Amerika e Gjermania po e shohin se me qeverinë Kurti Kosova ka një diplomaci pro-aktive e cila dialogut i qaset me propozime e me dëshirë për zgjidhje, brenda praktikave më të mira evropiane.
Është bërë e qartë edhe se Serbia nuk ka asnjë dëshirë për zgjidhje e avancim në dialog, dhe as nuk pranon propozime, as nuk sjell propozime.
Më në fund, gjatë qeverisë Kurti, jo vetëm Amerika, por edhe ekonomia më e madhe e BE-së, Gjermania, po e kërkon haptazi njohjen e Kosovës nga Serbia, madje po e vendos si kusht për integrimin. Vetë Vuçiç e pranoi se kjo nuk kishte ndodhur më parë.
Me qeveritë e kaluara, jo vetëm që kjo nuk ndodhte, por në kohën e Grenellit u arrit e kundërta, që edhe Amerika t’i bënte presion Kosovës për marrëveshje me Serbinë pa kërkuar njohje prej saj.
Është fatkeqësi që në rrethana kaq të favorshme për zgjidhjen me drejtësi të çështjes Serbi-Kosovë a Kosovë-Serbi, disa politikanë e opinionbërës shqiptarë në Ballkan, përpiqen ta paraqesin Kosovën si problem, e jo Serbinë mosnjohëse e cila është problemi i vërtetë.
Është kaq e qartë në mulli të kujt po shkon uji…/Arbër Zaimi/
Lexo po ashtu:  Sanksionet ndaj Rusisë, Putin: Jemi në gjendje t’i përballojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *