Një karikues universal për të gjithë aparatet tanë celularë apo dhe kompjuterët personalë, pavarësisht markës do të ishte një zgjidhje ideale.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duket se tashmë kjo nuk është thjesht një dëshirë e jona, por shumë shpejt mund të bëhet dhe realitet. Bashkimi Europian po mendon vendosjen e një rregulli, i cili do kërkojë që të gjitha kompanitë të përdorin të njëjtin karikues për telefonat dhe pajisjet e tyre deri në vjeshtën e vitit 2024.
Kjo do të thotë që karikuesit e vjetër të iPhone nuk do të funksionojnë në modelet e ardhshme dhe se laptopët përfundimisht do të duhet të përdorin gjithashtu ngarkuesin USB-C si standard.

Prandaj, gjigandit amerikan të pajisjeve ‘smart’, do i duhet të dizejnojë ‘Iphone’-in e saj të famshëm, e po ashtu dhe të gjithë kompjuterët që kjo kompani ka në treg.
Megjithatë, pajisjet e shitura para vitit 2024 nuk do të preken dhe përdoruesit e tyre do të mund të vazhdojnë të përdorin të njëjtin karikues.




