Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me seancën e mbajtur nga Komisioni i Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën.

Duke komentuar vendimin e Komisionit të Venecias, shefi i ekzekutivit, tha se Vettingu është i domosdoshëm në Kosovë, siç është edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti tha se Vettingu i shumëpritur në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.

“Rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushteti gjyqësor e prokurorial nisin nga mekanizmat e jashtëm të pavarur.Jemi për të prezantuar reformën në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që komisioni i Venecias ia ka thënë besimin e plotë. Komisioni i Venecias na bind se reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me shtetet demokratike. Vettingu është i domosdoshëm, poashtu edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Sot fillojmë me jetësimin e reformave, pasi reforma më nuk mund të pres e qytetari nuk mund të durojë më”, tha Kurti në një konferencë për media.

Lexo po ashtu:  Vajzat arbëreshe kthejnë në një vepër arti një pjesë të qytezës së tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *